Sport

Shorti i Champions League/ Lewandowski përballë Bayern, Real Madrid me fat



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:15 - 25/08/22 |
Opi Nion

Ka përfunduar shorti i Chamions League i cili u mbajt ditën e sotme në Stamboll dhe që nisi në orën 18:00.

Shorti i kësaj të enjtje vendosi përballë sulmuesin e Barcelonës Robert Lewandowski kundër ish-skuadrës së tij Bayern Munchen. Bayern, Barcelona dhe Inter janë në një grup dhe pa frikë mund të cilësohet si grupi i “ferrit”, ndërsa shorti ishte me fat për kampionët në fuqi të Real Madrid të cilët do të luajnë përballë Leipzig, Shakhtar Donetsk dhe Celtic.

GRUPET E CHAMPIONS 2022

GRUPI A

Ajax, Liverpool, Napoli, Rangers

GRUPI B

Porto, Atletico Madrid, Bayer Leverkusen, Club Brugge

GRUPI C

Bayern Munchen, Barcelona, Inter, Plzen

GRUPI D

Eintracht Frankfurt, Tottenham, Sporting Lisbon, Marseille

GRUPI E

Milan, Chelsea, Salzburg, Dinamo Zagreb

GRUPI F

Real Madrid, Leipzig, Shakhtar Donetsk, Celtic

 GRUPI G

Manchester City, Sevilla, Borussia Dortmund, Copenhagen

 GRUPI H

PSG, Juventus, Benfica, Maccabi Haifa

Faza e grupeve do të nisë më 6 shtator dhe do të përfundojë më 2 nëntor për shkak të Botërorit. Ndërsa, finalja e kompeticionit këtë vit do të luhet në stadiumin “Ataturk” të Stambollit, më 10 qershor.

Pas