Rajoni

Escobar dhe Lajçak: Bisedime të vështira me presidentin serb



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:56 - 25/08/22 |
Opi Nion

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, po qëndrojnë në Serbi pas vizitës në Kosovë, në kuadër të përpjekjeve për të shmangur tensionet që pasuan vendimin e qeverisë së Kosovës për masën e reciprocitetit në përdorimin e dokumenteve personale dhe targave të makinave.

Zoti Lajçak, i cili u takua vetëm për vetëm me presidentin serb para se takimit t’i bashkohej zoti Escobar, tha se pati “një diskutim të vështirë, por të përgjegjshëm me presidentin Vuçiç. I përcolla mesazhet dhe theksova se të gjitha marrëveshjet e dala nga bisedimet duhet të zbatohen, përfshirë edhe Marrëveshjen e për Lirinë e Lëvizjes të vitit 2011. Ne do të vazhdojmë bisedimet tona më vonë sonte”, shkroi ai.

“Të vështirë dhe të gjatë” e cilësoi takimin edhe zoti Escobar. Në një postim të ambasadës amerikane në Beograd ai citohet të ketë thënë se e vlerëson “angazhimin e presidentit për paqen dhe qëndrueshmërinë. Do të vazhdojmë bisedimet”.

Edhe presidenti serb tha se takimet ishin të vështira dhe “do të vazhdojnë pas orës 22:00”,

“Gjithmonë do të përpiqemi të ruajmë paqen dhe qëndrueshmërinë, do të luftojmë për paqen dhe qëndrueshmërinë, por asnjë sekondë nuk do të shmangemi nga interesat tona jetike, kombëtare shtetërore, mbi të gjitha interesat e popullit tonë”, tha ai në një postim në rrjetet sociale./VOA

 

Pas