Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shokojnë shkencëtarët! Zbulojnë misterin e avionit të zhdukur të Malaysia Airlines, MH370

2017/04/23 at 5:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shokojnë shkencëtarët! Zbulojnë misterin e avionit të zhdukur të Malaysia Airlines, MH370

Shkencëtarët australianë pohojnë se e dinë vendndodhjen e avionit të zhdukur Malaysia Airlines MH370.


Sipas tyre ai gjendet në veri të zonës së kërkimit të rregull, vend të cilin vet shkencëtarët e kishin refuzuar si mundësi e të qenit destinacion i vendndodhjes të së zhdukurit MH370, njofton Klan Kosova.

Analiza e re e drenimit të mbeturinave të oqeanit konfirmon se vendndodhja më e mundshme e avionit MH370 është zona 25 mijë km katror.

Aeroplani Boeing 777 u zhduk në rrugë nga Kuala Lumpur në Pekin më 8 mars 2014 me 239 njerëz në bord dhe zhdukja e tij është një nga misteret më të mëdha të aviacionit, njofton Klan Kosova.

Ndërkaq kohë më parë që nga 2014, janë realizuar hetime nga më të ndryshmet ku 10 teori nga to,  mund t’i gjeni më poshtë:

Shpërthimi

Një shpjegim i mundshëm është shpërthimi në bord, për shkak të një bombe apo diçkaje të ngjashme në ngarkesën e avionit, që mund ta ketë hedhur atë në erë. Ai nuk ka qenë mjaftueshëm i fortë që ta rrëzonte avionin, por ka shkaktuar një shtypje të papritur që i ka bërë pasagjerët të përfundonin pa ndjenja, ndërsa avioni ka fluturuar derisa i ka mbaruar lënda djegëse. Kjo duket si teoria më logjike.

Zjarri

Një shpjegim tjetër mund të jetë zjarri, pas të cilit pilotët që kanë ndjekur rregullin e emergjencës për pilotim, ia kalë arritur ta kthenin pajisjen në drejtimin perëndimor të Malajzisë, por kanë humbur vetëdijen para se të arrinin të dërgonin një mesazh emergjence. Një tjetër teori logjike.

Një çarje e skeletit të avionit

Kjo mund të ketë çuar në një shtypje të ngadaltë, që e ka bërë këdo të pavetëdijshëm. Kjo mund të ndodhë në modele të ngjashme avionësh. Gjendja, e quajtur hipoksi – ose pamjaftueshmëri oksigjeni – mund të ketë bërë që pilotët të humbisnin kontrollin dhe të bënin gabime, pa qenë të aftë ta drejtonin avionin. Edhe një teori tjetër bindëse.

Rrëmbimi

Një konkluzion i shprehur nga kryeministri Najib Razak më tepër se një javë më parë, i bazuar në besimin se dikush në avion mund të ketë fikur të gjitha komunikimet. Po pse do të donte një grabitës avionësh që ta ndryshonte drejtimin e avionit për në Oqeanin Paqësor?

Sabotazhi

Njëri ose të dy pilotët – kapiteni Zaharie Ahmad Shah dhe bashkëpiloti Fariq Abdul Hamid – mund të kenë fikur me qëllim komunikimet dhe mund të ketë ndryshuar drejtimin e avionit për në Paqësor. Po cili ishte qëllimi?

Vetëvrasja e pilotit

A mund të jetë përpjekur njëri nga pilotët të vrasë veten bashkë me gjithë të tjerët që ndodheshin në bord? Analizat e personalitetit të tyre nuk e mbështesin këtë. Edhe nëse ai do ta bënte këtë, pse ta përfshinte të gjithë bordin pak pas nisjes? Pse ta mbante avionin në fluturim 7 orë derisa atij t’i mbaronte karburanti?

Vjedhja

Një tjetër teori është se kapiteni ka menduar uljen në një zonë të largët, pasi i është ofruar një sasi e konsiderueshme parash nga një grup kriminal që ka planifikuar ndryshimin e avionit e që më pas ta përdorte për një sulm terrorist. Mirëpo nuk është gjetur asgjë që mund ta inkriminonte kapitenin – dhe çfarë mund të bënin hajdutët me më tepër se 200 pasagjerë të zemëruar?

Dështime mekanike

Gjithçka u prish, përveç autopilotit “të zgjuar” të pajisjes, që vazhdoi ta drejtonte avionin drejt perëndimit larg prej radarit të vendit, derisa i mbaroi karburanti dhe ra në Oqeanin Paqësor.

Një sulm terrorist

Kushdo në bord ka rezultuar i pastër dhe pa përfshirje në akte terroriste. Mirëpo, cili do të ishte synimi i terrorizmit, pa një grup terrorist apo politik të përfshirë në të?

Një sulm kibernetik

A mund të ketë qenë ndonjë pasagjer me një kompjuter portabël i aftë për të sulmuar kontrollet e pajisjes dhe ta bënte atë të papërdorshëm në duar e pilotit? Kjo do të kërkonte një skemë komplekse dhe një gjeni kompjuterësh, me njohuri të veçanta në kontrollet e avionëve – po pse do ta ndryshonte fluturimin një njeri i tillë dhe ta çonte në një drejtim të paditur?

Etiketa: avioni i zhdukurMalaysia Airlines MH370Shkencetaret australianevendndodhjen


Ju sugjerojmë

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
Bota

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

6 Korrik, 2026 9:26 pm
37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
Bota

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

6 Korrik, 2026 7:27 pm
Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen
Bota

Zjarret përfshijnë Francën, Spanjën dhe Portugalinë, mijëra banorë evakuohen

6 Korrik, 2026 6:27 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është shumë më afër nga sa e mendojnë njerëzit

6 Korrik, 2026 5:48 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun
Bota

Belgjika paralajmëron betejë me FIFA-n për revokimin e kartonit të kuq të Balogun

6 Korrik, 2026 4:25 pm
Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje
Bota

Rutte pas mbërritjes në Ankara: Trump shtyu aleatët të rrisin investimet në mbrojtje

6 Korrik, 2026 4:22 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Para
Ja pse femrat duhet të flenë të zhveshura

Si janë femrat në shtrat bazuar në shenjën e tyre të horoskopit

Protesta e PD-së në akset kryesore të vendin, debat e akuza mes policisë dhe opozitës

Protesta e PD-së në akset kryesore të vendin, debat e akuza mes policisë dhe opozitës

Forbes publikon listën e miliarderëve të vitit 2017: E habitshme si ka ndryshuar pasuria e Trump

Donald Trump ndjek me vëmendje zgjedhje në Francë, ja çfarë shkruan në Twitter
















TE FUNDIT

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
6 Korrik, 2026

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar pas polemikave të krijuara rreth vendimit që i lejoi sulmuesit Folarin Balogun të...

Lexo më shumë

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes

Hamasi shpërbën administratën e Gazës, kërkon zbatim të planit të paqes
6 Korrik, 2026

Grupi militant palestinez Hamas njoftoi të hënën se ka shpërbërë administratën e tij në Gaza dhe se po përgatitet t’ia...

Lexo më shumë

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
6 Korrik, 2026

Shënohen sot 37 ditë protestë kundër kryeministrit Rama. Ashtu si çdo ditë qytetarët janë mbledhur në orën 19:00 në sheshin...

Lexo më shumë

Trump pranon se i kërkoi FIFA-s të rishikojë pezullimin e Balogun

Trump: Irani ka qenë afër marrëveshjes katër apo pesë herë
6 Korrik, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka konfirmuar se i ka kërkuar Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) të rishikojë vendimin për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}