Kompania greke Attiki Odos SA, kompania që është e kontraktuar për të mirëmbajtur unazën e madhe të Athinës do të duhet të kompensojë mijëra shoferë që paguajnë taksa dhe mbetën të bllokuar gjatë një stuhie dëbore, e cila kryeqytetin grek të hënën.
Me mijëra drejtues automjetesh dhe kamionët mbetën të bllokuar në dëborë për orë të tëra, madje kishte edhe nga ato që e kaluan natën aty.
Sipas mediave greke, kompania do të ofrojë kompensim prej 2,000 euro për çdo përdorues të autostradës Attiki Odos që ka mbetur në dëborë.
Vendimi thuhet se u mor pas një telefonate nga të bërë nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili kërkoi përgjigje nga kompania se pse mekanizmi i reagimit emergjent të autostradës dështoi./Opinion.al