-U tha në Opinion

Shkullaku: Tritan Shehu imitonte Berishën, në PS imitojnë të gjithë Ramën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:30 - 18/03/21 |
el ida

Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se në Partinë Socialiste shumica e eksponentëve të saj, imitojnë kryetarin në sjellje dhe në të folur.

Sipas Shkullakut kjo është dhe arsyeja që pjesën më të madhe të tyre ai i vendosi në fund të listave, pasi ata nuk sjellin asnjë ndryshim për partinë.

“PD ka patur një personazh që është akoma në politikë, Tritan Shehun. Tritan Shehu  u stigmatizua në kohën tonë e madje edhe u bullizua vetëm se imitonte Berishën kur fliste. Një qe ai Tritani dhe e tallnin të gjithë se imitonte doktorin në të folur, shprehje, lëvizjen e duarve, etj. Sot Erion Veliaj, Taulant Balla, Elisa Spiropali, kë të duash ti merri shikoji, flasin të gjithë si Rama. Lëvizjen e duarve, fjalorin, gjithçka, nuk ka njeri personalitet. Si të ikin si të vijnë, këta nuk ndryshojnë gjë në Partinë Socialiste, prandaj e vë të dhjetin, e vë të tetin. Po e vure re tek lista vetëm një njeri vuri lart, Erion Braçen, sepse është i vetmi socialist që ka marrëdhënie me organizatën e rilindjes, nuk e ka akuzuar njeri për korrupsion. Këta të tjerët i fshehu, sepse si t’i ketë si të mos i ketë nuk ndryshojnë gjë”, tha Shkullaku./Opinion.al

Pas