Bota

Koronavirusi në Francë, mbyllet për një muaj Parisi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:50 - 18/03/21 |
Opi Nion

Pas rritjes së numrit të viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19 dhe ezaurimit të kapaciteteve në disa spitale, Parisi, Nice dhe mbi 12 zona të tjera franceze do të futen në një karantinë të plotë për një muaj. Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit Jean Castex të enjten mbrëma.

Shumica e rajoneve që do të mbyllen janë në Paris dhe në veri të vendit. Po ashtu udhëtimet nga ato rajone do të ndalohen.

Shkollat ​​do të mbeten të hapura, por ato të mesmet do të kufizohen në gjysmën e kapacitetit. Dyqanet që nuk janë jetësore do të duhet të mbyllen ndërsa libraritë do të lejohen të qëndrojnë të hapura në rajonet që janë nën bllokim.

Gjatë izolimit, qytetarët do të kenë mundësi që të ecin dhe të luajnë sporte pa ndonjë kufizim kohor, por do të duhet të kenë një formë justifikimi dhe të qëndrojnë brenda 10 kilometrave nga shtëpitë e tyre.

Pas