-U tha në Opinion

Shkullaku: Ramës i intereson që Basha të jetë në krye të PD, jo Berisha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:32 - 18/11/21 |
Opi Nion

Gazetari Armand Shkullaku është shprehur se Kryeministrit Edi Rama, i intereson që në krye të PD të jetë Lulzim Basha.

Në emisionin “Opinion”, Shkullaku tha se Ramës i intereson më shumë që debati mes Berishës dhe Bashës të zgjatet më shumë në kohë që PD të dobësohet edhe më shumë politikisht.

Me tej, Shkullaku theksoi se nuk është dakord dhe me gjuhën e përdorur nga Berisha dhe Basha kundër njëri-tjetrit.

“Edi Ramës i intereson që Lulzim Basha të jetë në krye të PD. Sigurisht, nuk jam për këtë gjuhë që përdoret si nga Basha dhe Berisha. njëri i thotë peng-marrës, tjetri i thotë se punon me kriminelë për të firmos formularët. Kur e dëgjon nga Basha është edhe më e rëndë, me gjuhën jemi mësuar, kemi qenë kundër Berishës me këtë gjuhë është ndëshkuar Berisha për këtë gjuhë, ndërsa Basha është dhe më i ri nuk mund të reflektoj një gjë të tillë. Ramës nuk i intereson Basha thjesht që rikthimi i Berishës mund t’ia bënte më të letë riintegrimin në PD të një pjese të madhe që janë larguar gjatë këtyre viteve, por i intereson më shumë si model”,-tha Shkullaku./Opinion.al

Pas