Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkruan Berat Buzhala: Një psikografi për Edi Ramën

2017/03/20 at 6:06 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Një Shqipëri entuziaste, por amatore

Kryeministri Rama është politikan frikacak. Sa herë e ka punën pisk, të parat koka që i ha janë ato të miqve të afërt – sepse për ta poshtëruar, ato edhe ia kërkojnë.


Nuk e besoj që dikush ka ditur ta përshkruajë karakterin e Edi Ramës më mirë se sa një mik i imi nga Shqipëria, përmes një postimi të shkurtër në Facebook.

Kur Rama po takonte fshatarët e Shqipërisë sa në një cep në një tjetër, ai kishte shkruar:

“Në këto takimet paraelektorale të Kryeministrit me katundarë, një gjë më bën përshtypje: Më shumë janë të trembur fshatarët e ngratë se mos i tall Kryeministri, se sa ky i fundit nga pyetjet e tyre. Në fund, kur katundarët dalin nga takimi pa u përqeshur, marrin frymë të lehtësuar”.

Ky postim ishte bërë gjatë fushatës për zgjedhje të jashtëzakonshme për Kryebashkiak të Dibrës, të cilat u mbajtën për shkak se i pari i kësaj partie në këtë qytet, Shukri Xhelili, ishte kapur në flagrancë, duke i kërkuar një vajze seks, në këmbim të një vendi të punës.

Çdo lideri normal, që e ka ndërgjegjen në vend, do t’i vinte zor t’ua kërkonte votën për herë të dytë banorëve të rajonit të skandalizuar. Rama jo vetëm që ua kërkoi, por edhe ua mori, duke i parë në dritë të syrit fshatarët e trembur prej fuqisë së paskrupullt të pushtetit, që po e përdorte brutalisht Edi Rama.

Askush nuk guxonte as ta përmendte Xhelilin para Ramës, sepse ky i fundit, rrezik që do ta arsyetonte ish-zyrtarin, e prapë do t’i detyronte të votonin sipas urdhrave të tij. Në njëfarë forme ishte një ilustrim praktik i fenomenit të sindromit të Stokholmit, kur i dhunuari ndien simpati dhe dhimbje për dhunuesin. Tjetër shpjegim nuk ka.

Frikësimi i fshatarëve, ose mënyra se si ata e nuhasin se duhet të janë të frikësuar para Kryeministrit, flet mjaft për një lloj deformimi serioz të Edi Ramës, në komunikim, ose në sjellje, me njeriun.

Karakteri i tij, standardet e tij të dyfishta dhe të shumëfishta, ilustrohen edhe në shumë raste të tjera. Ai është frikacak dhe tolerant para të fortëve, kurse është mizor ndaj të frikësuarve. Posaçërisht ndaj atyre që ia kanë nevojën. E nëse je Kryeministër i bie që ta ka nevojën e gjithë shoqëria.

Kështu, Rama pafuqinë e tij, politike ose njerëzore, ndaj atyre që ai i konsideron superiorë, ndaj atyre që ai u ka nevojën, e kompenson, e edhe e tejkalon, ndaj atyre që kanë nevojë për të.

Në kushte normale, një individ i papushtet që manifeston sjellje të tilla sociopatologjike mund të vihet nën kontroll pa pasoja të mëdha për rrethin. Komunikimi i dendur, ndërlidhja e nevojave, kontrollet dhe balancat, e sjellin njëfarë barazimi në fund të ditës.

Por kjo gjë nuk ndodh, ose ndodh me mjaft dhimbje, nëse je njeriu më i fuqishëm politik në vend. Konkretisht, Kryeministri Rama, kompleksin e tij, pafuqinë e tij, ose frikën e tij, ndaj disa personave, e kompenson ndaj miliona të tjerëve, që ai i sundon.

Kështu për shembull, Edi Rama nuk i dërgon më të fala Sandrit, as nuk i hakërrehet Sokol Ballës në Top Channel, mirëpo imagjinata e tij shfrenohet tërësisht kur është fjala te ofendimi i mediave më të vogla, i portaleve të varfra.

Rama në krye të herës, në librat e tij, e ka definuar se i duhet të këtë raporte të mira me Topin, Klanin 1, Klanin 2, Vizionin, Çilin. Kaq. Nuk ka më të tjerë. Dhe meqë nuk ka më të tjerë, ose edhe nëse janë, ata janë nëngazetarë, nënnjerëz, nënqënie. Duke qenë të tillë, ata, sipas filozofisë së mbijetesës së Ramës, meritojnë asgjë më pak se sa asgjësimin. Hë për hë, vetëm asgjësimin verbal. Varësisht prej zhvillimeve, forma e asgjësimit mund të rishqyrtohet.

Gjuha që përdor Rama ndaj kundërshtarëve të tij, ndaj mediave të pavarura, aktualisht është e aplikueshme në Turqi dhe në Shtëpi të Bardhë. Sa ironike, Rama e adhuron diktatorin në ardhje të Turqisë, kurse bën, ose bënte gjoja, që e pengon Donald Trump. Sipas një shkrimi që e lexova tash në Washington Post, në disa muajt e fundit numri i gazetarëve të arrestuar në Turqi është më shumë se sa gjysma e të gjithë gazetarëve të arrestuar në botë. Kurse Rama e admiron. Nëse ka jetë të gjatë, e nëse i jepet mundësia, do ta shprehë admirimin e tij edhe ndaj Donald Trump. Sepse është punë e karakterit të tij. Ai thjeshtë kishte menduar që Trump nuk do të fitonte, prandaj ishte nxituar.

Mirëpo, për ta ilustruar Ramën nuk kemi nevojë që të udhëtojmë kaq larg.

Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, terreni i rrëshqitshëm i muajve të fundit, flasin më qartë se sa çdo gjë tjetër. Rama, arroganti dhe parimori i paepur, e ka nuhatur rrezikun që po i troket në derë. Tash, sipas traditës, Rama ua puthë duart dhe ua plotëson një për një të gjitha kërkesat, të gjithë atyre që ai mendon se e kanë në dorën e tyre fatin e tij. Deficitin e karakterit ndaj më të fortëve, prapë Rama i kompenson ndaj më të dobëtëve.

Ose, Rama është kaprec përbrenda, shyt përjashta. Duke e ditur që zgjedhjet janë afër, duke e ditur që rrethanat politike ndryshojnë sa hap e mbyll sytë, i frikësuar se mund të gjendet jashtë lojës, Rama në takime të rëndësishme, me ata që ua ka nevojën, i heq brirët. I mban vetëm veshët. Ndërsa, për ta ruajtur burrërinë, për t’u dukur i fuqishëm, i pamposhtur, i pasfiduar, brirët, atje ku janë më të mprehtit, i vë kundër qytetarëve dhe kundër gazetarëve që ai i konsideron të parëndësishëm.

Mirëpo dielli, i njohur edhe si Saimir Tahiri, me shoshë nuk fshihet. Ai qëndron aty si përmendore e dëshmisë së dobësisë së Ramës. Ai na tregon të gjithëve se sa i dobët është Rama ndaj të fortëve.

Në vigjilje të Krishtlindjeve të vitit 2014, Papa Francesku i ishte drejtuar trupit më të lartë qeverisës të Vatikanit, të njohur si Kuria Romake, me një urim aspak festiv. Ai i kishte numëruar se cilat ishin 15 sëmundjet shpirtërore të udhëheqësve.

Personazhi ynë, që të mos themi pacienti, do ta gjente veten në përgjithësi në të gjitha pikat, por në veçanti në atë 10, 11 dhe 12. Mbi të gjitha në këtë të fundit, të cilën Papa Francesku e kishte quajtur: Sëmundja e fytyrës funerale. Nga kjo sëmundje vuajnë të gjithë ata liderë që çehren e bëjnë melankolike dhe të vrazhdë, dhe që i trajtojnë tjerët – posaçërisht ata që i konsiderojnë inferior – me rigjiditet, arrogancë dhe vështirësi.

“Në realitet, vrazhdësia teatrore është simptomë e frikës dhe pasigurisë”, shkruan Papa Francesku.

Burimi: Express

 

Etiketa: berat buzhala


Ju sugjerojmë

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
Aktualitet

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

14 Qershor, 2025 9:02 am
Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
Bota

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

14 Qershor, 2025 8:47 am
Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

14 Qershor, 2025 8:24 am
Horoskopi ditor, 2 janar 2025
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:19 am
Temperaturat e larta, dy qarqet më të rrezikuara nga zjerret sipas IGJEUM
Aktualitet

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 14 Qershor 2025

14 Qershor, 2025 8:12 am
Netanyahu: Ndoshta kemi vrarë udhëheqësin e Hamasit
Bota

Netanyahu mesazh iranianëve: Koha që të dilni kundër regjimit shtypës!

13 Qershor, 2025 10:21 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Përplasja Izrael-Iran,Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund armiqësisë

13 Qershor, 2025 10:08 pm
30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …
Aktualitet

30 vjet pritje për pronën e fituar me gjyq!Dy vëllezërit vdiqën,i treti pret …

13 Qershor, 2025 9:49 pm
I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan
Aktualitet

I vetëm me 6 fëmijë jetimë, jeta e vështirë e burrit që humbi gruan

13 Qershor, 2025 9:34 pm
Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!
Bota

Lideri Suprem i Iranit i drejtohet Izraelit: Nuk do kemi mëshirë!

13 Qershor, 2025 9:25 pm
Para
Zbulohet një tjetër homoseksual në “Big Brother’

Zbulohet një tjetër homoseksual në “Big Brother’

Këngëtarja s’ka turp! Zbulon gjoksin para publikut gjatë performancës

Këngëtarja s'ka turp! Zbulon gjoksin para publikut gjatë performancës

Deputetja e PS paralajmëron ndarjen nga LSI: Marrëveshja është deri më 18 prill

Deputetja e PS paralajmëron ndarjen nga LSI: Marrëveshja është deri më 18 prill
















TE FUNDIT

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor

Turizmi nxit konsumin, tregtia me pakicë rritje vjetore me 7% në 3-mujor
14 Qershor, 2025

E nxitur nga turizmi, tregtia me pakicë e ka nisur pozitivisht vitin 2025. Sipas të dhënave të zyrtare nga INSTAT,...

Lexo më shumë

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?

Sulmi i Izraelit: Ndezje e konfliktit në Lindjen e Mesme?
14 Qershor, 2025

Sulmi në shkallë të gjerë ndaj Iranit mund të ndezë të gjithë rajonin. Eshtë e paqartë nëse do të mund...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur

Aksident i rëndë në Lushnje, shtatë persona të plagosur
14 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të fshatit Saver. Në ngjarje...

Lexo më shumë

Horoskopi për sot, 14 Qershor 2025

Horoskopi ditor, 2 janar 2025
14 Qershor, 2025

Dashi Energjia jote është e lehtë dhe disponimi pozitiv. Të ardhurat ekstra të ndihmojnë, ndërsa angazhimi ndihmon në ndërtimin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com