Aktualitet

Shkresa e Metës, kërkesë edhe SPAK për informacion për ministrat e rinj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 13/09/21 |
Opi Nion

Një ditë pasi Presidenti Ilir Meta i drejtoi kërkesën Prokurorisë për verifikimin e kabinetit të ri qeveritar, Prokuroria ka nisur nga puna për verifikimin e ministrave.

Sipas neës 24, bëhet e ditur se Prokuroria e Përgjithshme u ka nisur kërkesë për informacion të gjitha organeve hetimore në rrethe për t’ia përcjellë më pas presidentit.

Gjithashtu mësohet se shkresa e Metës për informacion, është dërguar edhe në SPAK.

Një ditë më parë Presidenti Meta iu drejtua me një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkohej t’i vihej në dispozicion për çdo kandidat të propozuar, lidhur me procese hetimore apo penale që janë nisur ndaj tyre. Ndër të tjera në shkresë theksohet, që përgjigjet e kërkuara të kthehen sa më shpejt, në mënyrë që Presidenti të shprehet për emërimet brenda 7 ditëve.

Kujtojmë se të shtunën, Presidenti dekretoi Edi Ramën si Kryeministër për qeverinë e re./Opinion.al

 

 

Pas