Bota

“Shkoni në restorant, paguan ministri”,fushata për ringjalljen e ekonomisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 09/07/20 |
el ida

Qeveria e Britanisë së Madhe prezantoi në parlament planin me 30 miliardë paund për rimëkëmbjen ekonomike pas krizës së rëndë të shkaktuar nga koronavirusi.

Bashkë me paketën e ndihmës ekonomike, ministri i Financave, Rishi Sunak, prezantoi edhe një fushatë në ndihmë të rikthimit të klientëve në restorante dhe lokale.

“Dua të njoftoj se për muajin gusht do t’u garantoj të gjithëve në vend ulje për të ngrënë jashtë. Ushqimet që do të konsumohen në çdo biznes pjesëmarrës, nga e hëna në të mërkurë, do të jenë me 50% zbritje, për një maksimum prej 10 paundësh për person, përfshirë fëmijët”, deklaroi ministri.

Mes shumë politikave lehtësuese për biznesin, Sunak njoftoi edhe reduktimin e tatimit mbi fitimin nga 20% në 5% për hotelerinë dhe restorantet e baret, në mënyrë që të rigjallërohet ky sektor.

Një tjetër sektor, të cilin Britania e Madhe kërkon ta mbështesë fuqishëm është ai i investimeve ekologjiste. Ekonomia e këtij shteti u tkurr me 25% në Mars dhe Prill, ndërsa rimëkëmbja parashikohet të jetë tepër e ngadaltë./Opinion.al

Pas