Kronikë

Shkodër/ Qëllohet me 11 plumba ndaj mjetit të  50-vjeçarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:35 - 27/06/20 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë mëngjes në rrugën e Darragjatit në Shkodër. Disa persona që udhëtonin me motorr kanë qëlluar me armë ndaj mjetit me të cilin udhëtonte 50-vjeçari Alban Lukaj.

Siç raportohet Lukaj ka qenë duke udhëtuar në automjetin e një personi të afërm të tij, ndërsa ka deklaruar se nuk patur konflikte të mëparshme. Mësohet se fillimisht personat e kanë kërcënuar duke e zbritur nga mjeti dhe më pas ndaj makinës është qëlluar me breshëri , pasi Lukaj kishte zbritur prej saj./Opinion.al

Pas