Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku vëllai ka vrarë motrën e tij, Diana Vuka, rreth të 50-ave. Sipas Klan news, ngjarja ka ndodhur në lagjen “3 heronjtë”, pranë shkollës “Ndoc Mazi”, ndërsa nuk dihen ende detaje mbi shkaqet e ngjarjes. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj, ndërsa është arrestuar autori, Fabian Vuka. Mësohet se viktima ka qenë për pushime në Shqipëri, pasi jetonte në Gjermani.
Nga informacionet e para dyshohet se vrasja ka ndodhur tre ditë më parë, por është zbuluar vetëm mbrëmjen e së dielës./Opinion.al