Një masiv shkëmbor është shkëputur ditën e sotme në zonën e Jonufrës në Vlorë.
Kjo situatë ka bërë që të bllokohet rruga dhe të krijohet trafik automjetesh në zonë. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Në këtë zonë ka pasur shpesh problematika të tilla për shkak të erozionit.