Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëmbimi tregtar në rajon, shembull i mirë për politikanët

2016/10/03 at 6:43 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Shkëmbimi tregtar në rajon, shembull i mirë për politikanët

Udhëheqësit thonë se pjesëmarrja në panaire në Prishtinë e përfaqësuesve nga vendet e rajonit, përfshirë edhe Serbinë, duhet të jetë shembull për politikanët se si duhet ndërtuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit.


Vendet e rajonit të Ballkanit mund të kenë probleme politike të pazgjidhura akoma, por, kjo nuk i pengon bizneset që të bashkëpunojnë ndërmjet vete. Shkëmbimet tregtare ndërmjet bizneseve të Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, vitet e fundit kanë shënuar rritje, ndonëse, në këtë pikë Kosova akoma mbetet prapa në plasimin e produkteve të saja, në raport me importin nga vendet e rajonit. Kjo vërehet qartë nga pjesëmarrja e më shumë se 100 kompanive nga vendet e rajonit, që po marrin pjesë në panairin e produkteve bujqësore dhe agroindustriale, që po mbahet në Prishtinë.

Hartim Gashi, nga Firma ABI, kompani kjo që përpunon pemët dhe perimet, i tha DW se kompania e tij, tashmë është e certifikuar me standardet evropiane, por, megjithatë akoma e ka të vështirë ta arrijë sa duhet tregun evropian.

“Të gjithë lëndën e parë që e përdorim është prodhim vendor. Deri tash në bazë të statistikave, diku 80 % e produkteve tona janë për tregun e brendshëm, ndërsa, vetëm 20% kemi arritur të tregun rajonal Maqedoni, Shqipëri, Serbi dhe Mal të Zi dhe në tregun evropian, kryesisht në vendet skandinave, por edhe në Gjermani dhe Zvicër. Ne si kompani jemi të çertifikuar me standardët e cilësisë së ushqimit, që përfshinë edhe kriteret e BE-së, siç është HASAP dhe ICO 9001, pra sa i përket cilësisë dhe sigurisë jemi në një linjë me vendet e Evropës”.

Produket dhe shitja

Hartim Gashi, thotë se produktet e kompanisë së tij, siç është ajvari apo, specat turshi, nuk janë produkte që kërkohen shumë në vendet e BE-së, por, për në vendet e rajonit, nuk ka telashe.

“Ne kemi bashkëpunim shumë të mirë me vendet e rajonit, kemi treg dhe produktet tona plasohen në vendet e rajonit. Deri para disa vjetëve kemi pasur shumë vështirësi për pasimin e produkteve tona në vendet e rajonit, mirëpo, tash me bashkëpunimin e odave ekonomike, e kemi pak më lehtë të depërtojmë”.

Që Kosova akoma ka eksport të vogël të produkteve të saja, e pranon edhe kryeministri Isa Mustafa, sipas të cilit, Kosova duhet të përgatitet të jetë konkurrente edhe në tregun evropian.

“Përkrahja e fushës së ekonomisë është me rëndësi themelore, sepse kemi nevojë që të rrisim prodhimtarinë e brendshme, sidomos tani kemi nevojë të kalojmë në përfundimin e produkteve bujqësore dhe në finalizimin e tyre. Kemi nevojë ta rrisim eksportin dhe cilësinë e produkteve tona në eksport. Kosova këtë vit ka trend të rritjes së eksportit dhe trend të rritjes ekonomike për më shumë se 4 për qind”, tha kryeministri Mustafa.

Arnoldo Abruzzini, sekretar i përgjithshëm i Odës Ekonomike Evropiane, i cili ishte i pranishëm në hapjen e panairit, tha se bashkëpunimi në fushën e ekonomisë është urë lidhëse e vendeve të rajonit.

“Jam këtu për të treguar se sa i rëndësishëm është ky regjion për tregun evropian. Ne kemi krijuar Bashkimin Evropian, me idenë e integrimit të njerëzve, vendeve dhe bizneseve. Ideja e organizimit të panaireve të tilla është që bizneset nga Kosova të takohen nga bizneset që vijnë nga vendet e rajonit dhe të këmbejnë përvojat dhe mallrat e tyre”, tha Arnoldo Abruzzini.

Nënshkrimi i marrëveshjes së MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së, ka filluar të ketë efektet e para pozitive. Këtë e thotë për DW, një sipërmarrës tjetër, Betim Kryeziu, nga kompania Frutex.

“Para nënshkrimit të MSA-së ne kemi pasur shumë probleme, sepse, bazën e prodhimeve tona e kemi importuar gjë që neve nuk na ka bërë konkurrent të barabartë në treg, sepse ne kemi paguar TVSH edhe për lëndën e parë dhe njëkohësisht produktet tona për jashtë kanë dalë të shtrenjta, sepse është rritur kostoja. Mirëpo, tash me nënshkrimin e MSA-së, ne nuk paguajmë TVSH për tregun e jashtëm dhe kjo na bënë konkurrent të barabartë në treg”, thotë Betim Kryeziu. Sipas tij, produktet kosovare, kanë shënuar përmirësim të cilësisë.

Mustafa dhe Veseli flasin mirë për bashkëpunimin

“Vendet e rajonit e kanë të njëjtën strukturë të tregut, ndërsa, vendet e BE-së, ndryshojnë nga kjo strukturë. Vendet e BE-së kërkojnë cilësi jashtëzakonisht të lartë të shoqëruar nga dokumente të shumta përcjellëse, ndërsa, në vendet rajonit produktet janë e të njëjtës cilësi, por, proceduralisht është më lehtë. Kjo bënë që me vendet e rajonit kemi bashkëpunim të mirë, sepse jemi vende fqinjë, pranohen më lehtë si produkte, sepse, afërsisht funksionojmë me të njëjtat rregulla, ndërsa, me vendet e BE-së, ka më shumë vështirësi flas në aspektin procedural”.

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se pjesëmarrja në panaire e përfaqësuesve nga vendet e rajonit, përfshirë Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, duhet të jetë shembull për politikanët se si duhet ndërtuar urat e bashkëpunimit dhe komunikimit. Sipas tij, nuk ka patriotizëm më të madh sesa ata që prodhojnë të mira materiale për qytetarët.

“Kjo është një shembull për ne si politikanë, se si duhet të ndërtojmë urat e komunikimit. Kjo është edhe detyra juaj veçanërisht ekonomia nuk duhet të njeh kufij. Ekonomia duhet të lëvizë në mënyrën që të ketë komunikim mes vete. Ne duhet të ndërtojmë partneritete. Në të njëjtën kohë institucionet e Republikës së Kosovës janë shumë të vendosura se nuk ka rrugë tjetër pos rrugës së zhvillimit ekonomik”, tha kryetari i kuvendit, Kadri Veseli.

Pjesëmarrëse në panairin e Prishtinës për produkte bujqësore dhe agroindustriale, ishte edhe Oda Ekonomike e Serbisë. Kryetari i saj, Marko Çadezh, tha se interesimi i kompanive serbe për të qenë në këtë panair është mjaft i madh.

“Këtë vit të pranishme në këtë panair janë 29 kompani nga Serbia. Na është caktuar hapësira për kaq kompani, sepse interesimi ka qenë edhe më i madh. Vitin e kaluar kanë qenë 22 kompani. Por interesimi i kompanive për të marrë pjesë në këtë panair është edhe më i madh. Ne kemi kontakte cdo muaj me Odën Ekonomike të Kosovës. Ka shumë kompani serbe të specializuara për fidane të farave, aronisë mjedrës, bioplehrave e që janë të interesuar për të hyrë në tregun e Kosovës”, tha Marko Çadezh.

Kosova një vend me 1.7 milion banorë, llogaritet një treg i vogël dhe në këtë pikë investimet e jashtme sipas njohësve të ekonomisë janë tejet të vogla. Sipas doganave të Kosovës, importi në vend është akoma në shifra të larta, afro 80%, ndërsa, vetëm 20%, ndërmarrësit kosovar mund të plasojnë produkte jashtë. Serbia llogaritet vendi që më së shumti eksporton mallra në Kosovë. Në vitin 2015, në Kosovë janë importuar mallra të produkteve serbe në vlerë prej 372 milionë euro, ndërsa përmes rrugëve ilegale shifrat jozyrtare përllogariten të sillen nga 100 deri në 200 milionë euro. Ndërsa, eksporti i produkteve të Kosovës në Serbi gjatë vitit 2015 ishte vetëm 27 milionë euro.

/Deutsche Welle

Etiketa: rajonishkembim tregtar


Ju sugjerojmë

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

11 Korrik, 2026 9:11 pm
42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
Aktualitet

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

11 Korrik, 2026 7:58 pm
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kronikë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11 Korrik, 2026 6:24 pm
Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit
Bota

Izraeli nis sulme të reja ajrore në jug të Libanit

11 Korrik, 2026 6:09 pm
Rama: Nuk dua t’i jap leksione Kurtit për dinarin, Kosova duhet kuptuar nga aleatët
Politikë

Rama për Kurtin: Na ecën muhabeti, por…

11 Korrik, 2026 4:25 pm
Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE
Politikë

Rama: PS ka misionin historik për të anëtarësuar vendin në BE

11 Korrik, 2026 3:55 pm
Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët
Aktualitet

Protestat/ Rama: E kanë harruar Zvërnecin, po përdoren si vegla nga armiqësorët

11 Korrik, 2026 3:41 pm
PS kundër dy komisioneve hetimore, PD mbledh nesër Grupin Parlamentar
Kryesore

Më 15 korrik PD do të zgjedhë sekretarin e Përgjithshëm dhe nënkryetarët

11 Korrik, 2026 3:22 pm
Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak
Bota

Rreziku i sigurisë pas largimit të SHBA,Gjermania do tërheqë trupat nga baza në Irak

11 Korrik, 2026 3:00 pm
Para
Luana Vjollca kur kishte të pasme të vogla

Luana Vjollca, FOTO pa make-up por plot filtra

Google vjen me dy modele të rinj telefonash

Google vjen me dy modele të rinj telefonash

Shevchenko: Nuk e nënvlerësojmë Kosovën

Shevchenko: Nuk e nënvlerësojmë Kosovën
















TE FUNDIT

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
11 Korrik, 2026

Legjenda e futbollit anglez, Alan Shearer, ka vlerësuar karrierën e jashtëzakonshme të Cristiano Ronaldos, por beson se sulmuesi portugez duhet...

Lexo më shumë

Vrasje me armë zjarri në Prekal të Shkodrës, viktima gjendet brenda një automjeti

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prekal të Shkodrës, ku një person është vrarë me armë...

Lexo më shumë

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion

42 ditë protestë, qytetarët: Shqipëria kërkon revolucion
11 Korrik, 2026

Sot shënon dita e 42-të e tubimit përpara Kryeministrisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës...

Lexo më shumë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
11 Korrik, 2026

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}