Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkëmbimet midis ministrit të parë shqiptar në SHBA dhe Presidentit amerikan

2021/11/21 at 10:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkëmbimet midis ministrit të parë shqiptar në SHBA dhe Presidentit amerikan

Nga Aurenc Bebja


“The United States Daily” ka botuar, të martën e 12 tetorit 1926, në faqen n°3, shkëmbimet midis ministrit të parë shqiptar në SHBA Faik Konica dhe presidentit amerikan Calvin Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Ministri i Shqipërisë i dorëzon letrat (kredenciale) Presidentit

Faik Konica, i dërguari i parë i kombit të tij në Shtetet e Bashkuara, vlerëson ndihmën e Amerikës.

Faik Konica, ministri i parë shqiptar në Shtetet e Bashkuara, së fundmi u prit zyrtarisht nga Presidenti Coolidge në dhomën blu të Shtëpisë së Bardhë. Në prezantimin e letrave të tij kredenciale, Ministri tha se ndjenjat e tij të dashurisë dhe respektit për Shtetet e Bashkuara “forcohen ende nga një ndjenjë e gjallë mirënjohjeje për mbështetjen bujare të dhënë nga Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Madhe”. Në përgjigjen e tij, Presidenti shprehu ndjenja të ngjashme nga ana e qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara.

Deklarata e ministrit të ri.

Tekstet e plota të dy fjalimeve, të bëra publike në Departamentin e Shtetit, vijojnë si më poshtë :

Fjala e ministrit të ri shqiptar z.Faik Konica gjatë dorëzimit të letrave kredenciale :

“Z. President,

Kam nderin t’i paraqes Shkëlqesisë suaj letrat kredenciale me të cilat Presidenti i Republikës së Shqipërisë më emëron të Dërguar të Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara. E konsideroj veten me fat që dallohem si i Dërguari i parë i Shqipërisë pranë kombit të madh amerikan, një komb që kam mësuar prej kohësh ta dua dhe ta respektoj dhe historia e lavdishme dhe arritjet e mrekullueshme të të cilit admirohen sinqerisht nga populli shqiptar. Këto ndjenja të thella forcohen ende nga një ndjenjë e gjallë mirënjohjeje për mbështetjen bujare të ofruar nga Shtetet e Bashkuara për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë pas Luftës së Madhe.

Kështu, misioni im, i cili konsiston në forcimin e mëtejshëm të miqësisë mes kombit tuaj të madh dhe Shqipërisë, bëhet detyrë tërheqëse për mua. Unë do ta realizoj atë me të gjitha mundësitë e mia, nën kujdesin dhe vullnetin e mirë të administratës së Shkëlqesisë suaj.”

Përgjigjja e Presidentit.

Përgjigjja e Presidentit ndaj fjalëve të ministrit të sapoemëruar shqiptar z.Faik Konica gjatë dorëzimit të letrave kredenciale :

“Z. Ministër,

Është kënaqësi të marr nga duart tuaja letrat me të cilat Shkëlqesia e Tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ju akrediton si të dërguarin e jashtëzakonshëm dhe ministër fuqiplotë në Shtetet e Bashkuara. Jam veçanërisht i lumtur t’ju akordoj njohjen zyrtare si i dërguari i parë i kësaj republike në këtë Kryeqytet.

E vërej me vlerësim të sinqertë komentin tuaj në lidhje me kombin amerikan dhe ndjenjat që mbahen (ekzistojnë) në Shqipëri ndaj këtij vendi.

Ju mund të jeni të sigurt, zoti Ministër, se përpjekjet tuaja për të ruajtur dhe forcuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë do të kenë bashkëpunimin tim të sinqertë dhe të zyrtarëve të kësaj qeverie.

Ju falënderoj për urimet e mira që shprehni në emër të kombit shqiptar. Janë përzemërsisht reciproke dhe shpresoj që ju do t’i përcillni Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nga unë dhe bashkatdhetarët e mi, garancitë e respektit të lartë dhe të sinqertë.

Shpresoj, z. Ministër, që qëndrimi juaj në këtë kryeqytet të jetë i këndshëm.”



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
Aktualitet

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

10 Korrik, 2026 8:28 pm
Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
Bota

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

10 Korrik, 2026 5:41 pm
Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë
Bota

Trump dhe Rubio nismë ndërkombëtare kundër ekstremizmit të majtë

10 Korrik, 2026 4:32 pm
Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve
Kryesore

Berisha: Policimi politik digjital një hap tjetër drejt Ajatollahëve

10 Korrik, 2026 3:11 pm
Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona
Kronikë

Durrës/Vrasje, plagosje e pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohen dy persona

10 Korrik, 2026 1:43 pm
Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
InstaBIZ

Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër

10 Korrik, 2026 1:39 pm
Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri
Bota

Spanjë, 12 persona humbin jetën nga zjarri

10 Korrik, 2026 1:30 pm
Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar
Kronikë

Operacion në Ekuador kundër trafikut të kokainës, arrestohet një shqiptar

10 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Vrasja e 8-vjeçarit, familjarët e Mateos protestojnë para burgut të Vlorës

Vrasja e 8-vjeçarit, familjarët e Mateos protestojnë para burgut të Vlorës

“Pse ma vrau djalin”, familjarët tentojnë të hyjnë në paraburgimin e Vlorës

“Pse ma vrau djalin”, familjarët tentojnë të hyjnë në paraburgimin e Vlorës

Protesta e fermerëve, Rama: Një pjesë e madhe janë keqinformuar

Protesta e fermerëve, Rama: Një pjesë e madhe janë keqinformuar
















TE FUNDIT

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vlerësimet negative (review) të publikuara në profilet e disa bizneseve shqiptare në Google,...

Lexo më shumë

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
10 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se më 14 korrik, në Bruksel do të zhvillohet Konferenca e nëntë Ndërqeveritare Shqipëri-BE, ku...

Lexo më shumë

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike

41 ditë protestë, qytetarët thirrje për largimin e klasës së vjetër politike
10 Korrik, 2026

Prej 41 ditësh, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe gjithë klasës politike. Edhe...

Lexo më shumë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë

Ukraina godet sërish zemrën energjetike të Rusisë
10 Korrik, 2026

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë një tjetër valë sulmesh ndaj infrastrukturës energjetike ruse, duke vënë në shënjestër rafineri nafte dhe objekte...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}