Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

 Shkëlqimi dhe rënia e Saimir Tahirit,  jeta e ministrit të suksesshëm, familja e lumtur dhe kriza !

2017/10/21 at 9:22 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
 Shkëlqimi dhe rënia e Saimir Tahirit,  jeta e ministrit të suksesshëm, familja e lumtur dhe kriza !
Nga Manjola Bregasi –
Një ditë, kur Edi Rama sapo kishte marrë në duar drejtimin e Partisë Socialiste që i kishte humbur zgjedhjet, teksa ecte rrugës për në bashki e ndalon një djalë i ri me syze: “Dua të bëhem si ti”, i kishte thënë ai.
Ky djalë ishte Saimir Tahiri dhe këtë histori e ka treguar vete Edi Rama në një intervistë.
Vetëm pak kohë më parë, Saimir Tahiri ishte ministri i suksesshëm, njeriu potent i punëve të brendshme, i shndërruar gati në “të paprekshëm”, ndërsa flitej se sfida e radhës isha rruga për në majën e Partisë Socialiste e më tej edhe në majën e qeverisë.
Kundërshëtari i vetëm që mund të prishte planet e tij, të paktën deri pak kohë më parë ishte Erion Veliaj, rivali politik brenda partise, drejt rrugës për në Kryeministri .
Sigurisht me bekimin e Ramës, kur ky i fundit të vendoste t’i jepte lamtumirën politikës.

Por në fakt ngjarjet nuk rrodhën aspak ashtu si Saimir Tahiri do të donte, apo ashtu siç ai mund ta kishte imagjinuar.
Një kthesë e befasishme në rrugen politike, po rrezikon ta çojë atë në një destinacion krejt tjetër, të cilin, i ftuar në emisionin “Opinion” e artikuloi disa herë: “Po shkoj në burg”….
Po kush ishte Saimir Tahiri, njeriu që me grusht të fortë tentoi të vinte rregull apo politikani që u implikua ne trafikun e drogës? Për  ta  mësuar këtë duhet të  presim ndoshta më gjatë nga sa e mendojmë, por jeta e Saimir Tahirit,  natyrisht që ka patur momente shkëlqimi, deri në rënien që pësoi sot.
I lindur në Tiranë në tetor të vitit 1979, Saimir Tahiri u diplomua në fakultetin e drejtësisë.
Ishte viti 2007, kur ai nisi të spikasë në Partinë Socialiste duke marr postin e zëdhënësit, pasi kishte qenë pjesë e zyrës së shtypit, ndërsa u dallua nga të gjithë si zëdhënësi që mbante në dorë një tabelë, ku kalkulonte humbjet e Partisë Demokratike.
Aktiv, i drejtpërdrejtë dhe me guxim, duket se Tahiri fitoi zemrën e Edi Ramës, kryetar i partisë asokohe edhe kryebashkiak i Tiranës.
Teksa piqej dalëngadëlë politikisht, Tahiri kalonte edhe në faza të rëndësishme të jetës personale. Në dhjetor të vitit 2008 ai kurorëzoi në martesë lidhjen e tij me Fatlinda Berishën. Ishte koha kur kishte nisur të shkëlqente dhe miqtë e partisë nuk munguan në dasmë. Mes emrave spikati Edi Rama , Gramoz Ruçi, Taulant Balla e madje edhe Erion Veliaj, në ato vite drejtues i G99.
Tahiri ishte në momentet e ngjitjes së shpejtë dhe të gjithë ata që kishte pranë përpiqeshin të merrnin sadopak nga shkëlqimi i tij. Në vitin 2009 ai u zgjodh anëtar i Ansamblesë së Partisë Socialiste dhe deputet në kuvendin e Shqipërisë, ndërsa dy vjet më pas mori në duar drejtimin e Partisë Socialiste të Tiranës.
Ishte viti 2013, kur jeta e Tahirit mori një ngjitje të fortë. Pas fitores së zgjedhjeve të vitit 2013, Edi Rama kishte zgjedhur pikërisht emrin e tij në krye të ministrisë më të rëndësishme në vend, asaj të punëve të brendshme.
Pushteti i Tahirit nisi të binte shpejt në sy, teksa forcoi rregullat e qarkullimit rrugor, deklaroi luftën kundër krimit dhe shfaqi një profil mjaft popullor.
Rama e konsideronte vazhdimisht si ministrin më të suksesshëm dhe njeriun e tij të afërt, ndonëse vetëm një vit pasi ai kishte marrë drejtimin e ministrisë opozita hodhi akuza të forta kundër tij. Sipas opozitës, Audi me targë  AA003GB në pronësi të Saimir Tahirit gjatë vitit 2014 kishte kaluar me qindra herë kufirin Shqipëri-Greqi dhe se kishte dyshime të forta se nën përdorimin e kushërinjve Habilaj të ministrit të Brendshëm, me atë mjet ishte trafikuar drogë.
Ndërkohë, gjatë katër viteve të qëndrimit të tij si ministër opozita hodhi akuza të forta se Tahiri në bashkëpunim me Ramën kanë lejuar qëllimisht kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, për t’i përdorur të ardhurat në fushatën elektorale që kishin përpara. Mediat e huaja shkruajtën gjatë lidhur me problemet e Shqipërisë në këtë drejtim, por dyshja Rama-Tahiri nuk e pranoi kurrë këtë fakt.
Por, pak muaj para zgjedhjeve të qershorit 2017, duket se diçka krisi në raportet Rama-Tahiri, kur Kryeministri vendosi shkarkimin e ministrit të tij të preferuar.
Ai e argumentoi këtë akt me impenjimin e Tahirit në fushatë, ndërsa ky i fundit drejtoi qarkun e Tiranës duke u dhënë socialistëve 18 deputetë.
Megjithatë kjo nuk mjaftoi që Tahiri të hynte sërish në kabinet.
Por tashmë, përballë akuzave për trafik ndërkombëtar, i gjendur me një urdhër të prokurorisë  që kërkon heqjen e imunitetit dhe arrestimin e tij, Tahiri ndjeu se bashkë me shkëlqimin humbi edhe shumë nga miqtë!
Po ndërsa Tahirit i diskutohet burgu dhe më e pakta largimi nga politika, a mund të shihet e gjithë kjo, si një lëvizje për t’i hapur rrugën dikujt tjetër brenda Partisë Socialiste?

Etiketa: Manjola Bregasishkelqimi dhe reniatahiri


Ju sugjerojmë

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
Emisionet

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

2 Shkurt, 2026 10:58 pm
Trump pritet të vizitojë Greqinë
Bota

Trump pritet të vizitojë Greqinë

2 Shkurt, 2026 10:51 pm
Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
-U tha në Opinion

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

2 Shkurt, 2026 10:38 pm
Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
Kronikë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

2 Shkurt, 2026 10:06 pm
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, policia kap 16 emigrantë në Korçë

2 Shkurt, 2026 8:22 pm
Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit
Kryesore

Berisha: E lebetitëm regjimin e Ramës me protestën e fundit

2 Shkurt, 2026 6:57 pm
“Parkoni Benzat, 5 idiota hedhin bomba molotov”, Balla: Saliun nuk e ka arrestuar Veliaj
Politikë

Balla i shqetësuar për parkimin dysh: Sjellin rrezik aksidentesh

2 Shkurt, 2026 6:40 pm
Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani
Bota

Dyshohet se shkelën sanksionet kundër Rusinë, pesë të arrestuar në Gjermani

2 Shkurt, 2026 6:32 pm
PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision
Kryesore

PS gati të marrë “territorialen”, PD: Do marrim pjesë në komision

2 Shkurt, 2026 5:01 pm
Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein
Bota

Trump kërcënon të padisë komedianin Trevor Noah për shakanë me Epstein

2 Shkurt, 2026 4:57 pm
Para
Video/ Banda e Habilajve/ Arrestohet i kërkuari ndërkombëtar, kontrolle të reja në Vlorë 

Video/ Banda e Habilajve/ Arrestohet i kërkuari ndërkombëtar, kontrolle të reja në Vlorë 

E vërteta e dokumenteve sekrete që deputeti demokrat posedonte kundër Tahirit 

E vërteta e dokumenteve sekrete që deputeti demokrat posedonte kundër Tahirit 

Dalin detaje/Provat sekrete në seancën me dyer të mbyllura për Tahirin

Fati i Tahirit në duart e LSI? 
















TE FUNDIT

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…

Gjyqtarët duan rritje page, Rama i kundërshton, Lala: Nuk kërkojnë rritje, por…
2 Shkurt, 2026

Nëpërmjet një video në “Facebook”, kryeministri Edi Rama këtë të hënë rikthehu përsëri në vëmendje kërkesën e gjyqtarëve për të...

Lexo më shumë

Trump pritet të vizitojë Greqinë

Trump pritet të vizitojë Greqinë
2 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po planifikon të zhvillojë një vizitë zyrtare në Greqi, tha të dielën ambasadorja e SHBA-së...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit

Atentati në Lezhë, Klodiana Lala: Në kërkim anëtarë të fisit të ish-deputetit
2 Shkurt, 2026

Në emisionin “Opinion”, gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja në lidhje me atentatin e ndodhur në një berberhane...

Lexo më shumë

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka

Atentati në Lezhës/ Emrat e personave të shpallur në kërkim, anëtarë të fisit Ndoka
2 Shkurt, 2026

Policia e Lezhës vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur në fshatin Rrilë, Njësia Administrative Shënkoll,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com