Kronikë

Shkeli masat për herë të dytë, Policia i bllokon lokalin për 6 muaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 05/04/20 |
Opi Nion

Në kuadër të masava të marra për ndalimin e përhapjes së koronavirusit, Policia e Tiranës ka bllokuar aktivitetin e një lokali në rrugën “Niko Avrami” për 6 muaj.

Policia njofton se pronari i lokalit ka thyer masat për herë të dytë, ndërsa më herët ishte dënuar me gjobë.

“Administratori i lokalit shtetasi F.B, është konstatuar përsëri duke mbajtur hapur lokalin dhe duke i shërbyer klientëve dhe në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3 të datës 15.03.2020 është ndëshkuar përsëri, me mbyllje të aktivitetit për 6 muaj”-njofton Policia.

Që prej daljes së Aktit Normativ e deri tani, në të gjithë vendin janë ndëshkuar 207 administratorë lokalesh që kanë ushtruar aktivitetin në kundërshtim me këtë akt./ Opinion.al

Pas