Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shkarkohet Sekretarja e Përgjithshme te Ministria e Mirëqenies Sociale

2017/06/13 at 7:22 PM
në Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shkarkohet Sekretarja e Përgjithshme te Ministria e Mirëqenies Sociale
(Ministrja, Xhulieta Kërtusha)

Ministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha, me anë të një shkrese, i ka kërkuar sot Departamentit të Administratës Publike nisjen, në mënyrë të menjëhershme, të procedurave për largimin nga shërbimi civil të Luneda Sufali, me funksion Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për shkak të shkeljeve shumë të rënda të kryera me dashje dhe në mënyrë të përsëritur siç është parashikuar nga neni 57 pika 2 i ligjit nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”.


Ministrja Kërtusha i ka përcjellë DAP prova dhe fakte që tregojnë se sjelljet dhe veprimet krejtësisht antiligjore, të cilat janë në kundërshtim të plotë me parashikimet e nenit 15 të ligjit nr. 90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, kanë sjellë ngadalësim, paqartësi dhe kanë krijuar pengesa të njëpasnjëshme në mbarëvajtjen e punës së Ministrisë Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Në kërkesën drejtuar DAP janë renditur një numër rastesh ku znj. Sufali në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme ka penguar me qëllim mbarëvajtjen e punës së Ministrisë, duke sjellë pasoja negative të rënda, përsa i përket pritshmërisë së rezultateve të punës, që dëshmojnë mosrealizime të dëmshme për interesat e ligjshme të shtetit, shtetasve dhe personave juridikë. Sekretarja e Përgjithshme e MMSR-së në mënyrë të përsëritur dhe me dashje ka refuzuar sistematikisht të kryejë detyrat funksionale, gjë që ka sjellë pasoja shumë të rënda në funksionimin e Institucionit dhe në besimin që qytetarët kanë kunderjt Institucionit.

Znj. Sufali, ka penguar ushtrimin e funksioneve dhe detyrave të Ministrit, të përcaktuar nga Kushtetuta e RSH-së, nga Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave Nr. 9000, datë 30.01.2003 si dhe nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore. Një nga pasojat e rënda që rrjedhin nga sjellja antiligjore e Sekretarisë së Përgjithshme është vonesa që i është bërë pagesave për kategorinë e të përndjekurve politikë. Znj. Sufali ka ushtruar presion ndaj zyra e Financës duke penguar të gjitha pagesat të cilat janë detyrim ligjor. Më poshtë do të gjeni të listuara një sërë shkeljesh të kryera nga ana e znj. Luneda Sufali në cilësinë e Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Mirëqenies Sociale, të cilat i janë përcjellë Departamentit të Administratës Publike.

a)Sekretari i Përgjithshëm nuk zbaton urdhrat verbalë të Ministrit në lidhje me mbarëvajtjen e punës duke u bërë presion dhe propagantë punonjësve dhe Institucioneve të varësisë duke ju thënë se asnjë praktikë ligjore, me afat apo pa afat, nuk do të procedohet nga strukturat vartëse pasi Ministri aktual do të ushtrojë funksione gjer më datë 25 dhe më pas do të rikthehet ish-Ministri paraardhës.
b)Publikon në mënyrë të kundraligjshme të gjitha aktet dhe urdhrat e Ministrit duke cënuar rëndë sigurinë e aktit dhe shkelur etikën e mirë-administrimit shkresor, madje duke rrezikuar nivelin e informacionit.
c)Ka fshehur në mënyrë abuzive shkresa hyrëse drejtuar Ministrit, shkresa të cilat kishin dhe afate ligjore për miratimin dhe kthimin e përgjigjes.
d)Sekretari i Përgjithshëm, duke mos njohur funksion e saj të përcaktuar në ligj, tenton të pengojë detyrën e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë duke tentuar në mënyrë të papërgjegjshme me anë të disa memo-ve të ulë figurën e Ministrit në strukturat vartëse apo dhe mediatikisht.
e)Pengon funksionimin dhe vënien në zbatim të akteve të tjera nënligjore në funksion dhe në zbatim të VKM nr. 473 datë 01.06.2017.
f)Refuzon të firmosë urdhëra dhe shkresa pasi janë punuar dhe firmosur nga specialistët përkatës, drejtorët e drejtorive dhe drejtorët e përgjithshëm.
g)Kontrollohet në mënyrë abuzive gjithë posta hyrëse dhe dalëse e Ministrit duke ushtruar presion dhe kontroll tek zyra e protokollit. Pas delegimit nga ana e Ministrit për shkresat përkatëse, duke ju bërë presion të vazhdueshëm protokollit, ndryshon delegimin e shkresave të bëra nga Ministri.
h)Ushtron presion dhe kontroll verbal tek zyra e Financës duke penguar të gjitha pagesat të cilat janë detyrim ligjor dhe duke lejuar pagesa selektive të përzgjedhura prej saj. Prej shumë kohësh është vonuar pagesa e të përndjekurve politikë. Sekretari i Përgjithëm i mban praktikat në zyrë mbi dhjetë (10) ditë në mënyrë abuzive dhe pa i deleguar në drejtoritë përkatëse për shqyritimin e tyre.
i)Sekretari i Përgjithshëm refuzon të firmosi çdo shkresë, përfshi dhe shkresat drejtuar Kryeministrit të cilat kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e punës të përditëshme në këtë Ministri.
j)Sekretari i Përgjithshëm pengon çdo urdhër për Audit që lëshohet nga ana e Ministrit,
k)Sekretari i Përgjithshëm refuzon të firmos urdhërat për emërimet e Këshilltarëve të Ministrit,
l)Sekretari i Përgjithshëm ka firmosur akte (urdhëra) që janë kompetencë e Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, (referencë neni 102 dhe urdhëri i mëparshëm nr 175, datë 02.08.2016 i ish Ministrit z. Klosi) pa patur asnjë autorizim apo delegim nga Ministri sipas përcaktimeve të ligjit nr 9000, datë 30.01.2003 për funksionimin e KM.
m)Në kundërshtim me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 1.6.2017, Sekretari i Përgjithshëm nuk ka zbatuar dhe ndjekur Urdhërin e firmosur për pezullimin e Lejeve Vjetore të Nëpunësve, Punonjësve dhe Funksionarëve të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, si dhe të Institucioneve të Varësisë, për Periudhën 01.06.2017- 25.06.2017, detyrim ky i padiskutueshëm nga mosbzatimi i të cilit është krijuar një situatë e pa menaxhueshme teknikisht për më tepër në afate kohore kaq të shkurtra. Sekretari i Përgjithshëm me memon 3189/1, datë 02.06.2017 në mënyrë tërësisht jo ligjore e kundërshton këtë urdhër duke refuzuar zbatimin dhe ndjekjen e këtij urdhëri.

 

Etiketa: ministrja socialesekretarja e pergjithshmesufali


Ju sugjerojmë

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
Bota

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

7 Korrik, 2026 10:28 pm
38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
Aktualitet

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

7 Korrik, 2026 8:47 pm
“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
Aktualitet

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

7 Korrik, 2026 8:44 pm
Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
Aktualitet

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

7 Korrik, 2026 7:52 pm
“Zvërneci”, Rama: Për ata që më urojnë vdekjen, vazhdoni se më shtohet jeta
Kryesore

Qeveria shpenzoi 50 milionë euro për një natë koncert te Kanye West?Rama: Gënjeshtër

7 Korrik, 2026 7:03 pm
Negociatat për paqen, Trump paralajmëron Iranin: Koha po ecën me hapa të shpejtë
Bota

“Groenlanda duhet të jetë nën SHBA”, Trump rihap betejën diplomatike me Danimarkën

7 Korrik, 2026 6:49 pm
Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar
Aktualitet

Flet nëna e adoleshentes së dhunuar në Fier: Vajza ime është në gjendje të rënduar

7 Korrik, 2026 6:45 pm
Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim
Aktualitet

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

7 Korrik, 2026 5:01 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Irani sulmon anijet tregtare

7 Korrik, 2026 3:46 pm
Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO
Bota

Zelensky bën thirrje nga Ankaraja: Ukraina të anëtarësohet në NATO

7 Korrik, 2026 3:16 pm
Para
Ju kujtohet Matilda dhe Fatjoni i Big Brother, ja çfarë bëjnë ata sot

Ju kujtohet Matilda dhe Fatjoni i Big Brother, ja çfarë bëjnë ata sot

Përdorni këtë vaj dhe nuk do të keni më qime në fytyrë

Përdorni këtë vaj dhe nuk do të keni më qime në fytyrë

Meta nga Saranda: LSI, shans për socialistë dhe demokratë që nuk e gjejnë veten te kryetarët arrogantë

Meta akuzon Ramën: Shite Bashkitë e Pogradecit dhe Lezhës te PD
















TE FUNDIT

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun

Parlamenti Evropian kërkon hetim ndaj Infantinos për pezullimin e anuluar të Balogun
7 Korrik, 2026

Një grup eurodeputetësh po kërkon nisjen e një hetimi për të përcaktuar nëse presioni i administratës së presidentit amerikan Donald...

Lexo më shumë

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg

38 ditë protestë, qytetarët: Rama në burg, Berisha në burg
7 Korrik, 2026

Mbahet në Tiranë tubimi i 38 radhazi, i cili nisi për kundërshtimin e projektit në Sazan, e më tej u...

Lexo më shumë

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier

“Hajde me ne se kemi një surprizë”, si u dhunua 17-vjeçarja në Fier
7 Korrik, 2026

Nëna e 17-vjeçares që u dhunua nga tre bashkëmoshatare në Fier ka rrëfyer për herë të parë momentet e vështira...

Lexo më shumë

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan

Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdogan
7 Korrik, 2026

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka mbërritur në Pallatin Presidencial në Ankara. Ai dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}