Politikë

Shkarkohet prefekti i Elbasanit, kush e zëvendëson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:26 - 18/11/21 |
Opi Nion

Pas ndryshimit të prefektit të Tiranës, Këshilli i Ministrave ka liruar nga detyra prefektin për qarkun e Elbasanit, Spiro Maliqi.

Në vendin e tij është është emëruar edhe Majlinda Perriu. Këto ndryshime janë bërë gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë.

Vendimi

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Spiro Maliqi, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

Znj. Majlinda Perriu emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbledhjen e sotme ndryshime u bënë edhe në kupolën e prefekturës së Tiranës. Afrim Qendro zuri vendin e Mersin Muratajt në postin e prefektit të këtij qarku.

Pas