Prefekti i Qarkut të Gjirokastrës Astrit Aliaj është shkarkuar nga detyra këtë të mërkurë. Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur në mesditë në Këshillin e Ministrave ndërkohë që nuk jepen detaje lidhur me arsyet që e shoqërojnë atë.
Në vend të tij është emëruar Odise Kote. Kote ka drejtuar më parë Agjencinë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër si dhe ka mbajtur postin e nënkryetarit të po kësaj Bashkie.
Shkarkimi i Astrit Aliajt vjen në një kohë kur ka nisur fushata elektorale e Partisë Socialiste dhe kreu i saj, Edi Rama, ka njoftuar një rivlerësim të punës të zyrtarëve në të gjithë vendin./ Opinion.al