Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoteli 900 euro nata/ Pushohet çështja ndaj zyrtarëve të bashkisë Tiranë

2020/10/21 at 6:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Hoteli 900 euro nata/ Pushohet çështja ndaj zyrtarëve të bashkisë Tiranë

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi të mërkurën pushimin e hetimeve ndaj nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, drejtorit të Planifikimit Urban pranë këtij institucioni, Ditjon Baboçi që kishin përfituar pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për akomodimin në një hotel luksoz në qershor 2018 në Barcelonë të Spanjës.


Koordinatorja për të Drejtën e Informimit pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Alba Nikolla i tha BIRN se vendimi është shpallur të mërkurën më datë 21 tetor 2020 nga gjyqtari Sokol Tona.

“Ka vendosur pranimin e kërkesës së organit të prokurorisë, pushimin e procedimit penal”, shpjegoi Nikolla. Vendimi është marrë nga gjyqtari Sokol Tona në seancë paraprake, pasi e shqyrtoi kërkesën e prokurorisë për pushim të procedimit më shumë se 10 muaj.

Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët akuzohen se përfituan pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për qëndrimin e tyre në një hotel me 5 yje në Barcelonë në qershor 2018.

Vendimi për dërgimin e çështjes për pushim në gjykatë u ndërmor nga prokuroria vetëm 3 muaj pas regjistrimit të një procedimi penal me akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Hetimi nisi pas publikimit në media të një fature të paguar nga karta personale e biznesmenit Fusha për llogari të nënkryetarit të Bashkisë, Arbjan Mazniku.

Sipas një investigimi të mëparshëm të BIRN, prej dokumenteve hetimore të siguruara ngrihen pikëpyetje të dyfishta mbi seriozitetin e hetimit dhe zyrtarët e përfshirë në këtë çështje – të cilët rezultojnë se jo vetëm përfituan qëndrimin në hotel nga Fusha, por përfituan edhe rimbursim për kostot e akomodimit në Barcelonë nga arka e Bashkisë së Tiranës.

Ceremonia e ndarjes së çmimit “European Prize for Public Urban Space” u zhvillua më 20 qershor në Barcelonë dhe Bashkia e Tiranës u përfaqësua në këtë event nga një delegacion prej 5 vetash.

Në të morën pjesë kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, nënkryetari Arbjan Mazniku, drejtori i Planifikimit Urban, Ditjon Baboçi, drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Fatjon Sallaku dhe dy përfaqësues të drejtorisë së Medias, Denis Dedej dhe Luis Tanushi. Drejt Barcelonës udhëtuan më 19 qershor edhe biznesmeni Fusha dhe djali i tij, me ftesë të projektuesit belg të sheshit “Skënderbej”.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj u akomodua në hotelin “Alma Barcelona” nga organizatorët e eventit, dokumentet tregojnë se Mazniku e Baboçi zgjodhën të qëndrojnë në të njëjtin hotel me kryetarin, falë bujarisë së biznesmenit Fusha, i cili e pagoi faturën e qëndrimit të tyre për dy netë me një vlerë prej 1816 euro në total.

Pas kthimit në Tiranë, Mazniku dhe Baboçi u rimbursuan edhe nga arka e Bashkisë e Tiranës për shpenzimet e hotelit me 1465 euro në total.

Në dëshmitë e tyre për Prokurorinë, Mazniku dhe Baboçi mohuan që të ishin në dijeni se dhomat e hotelit të tyre për 19 dhe 20 qershorin ishin paguar më parë nga biznesmeni Fusha. Ata deklaruan se ishin akomoduar në hotel Alma në Barcelonë në orët e vona të natës, ndërsa të nesërmen e kishin kaluar ditën në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Mazniku ka deklaruar në prokurori se e kishte mësuar faktin që Fusha kishte paguar vlerën e akomodimit vetëm mëngjesin e 21 qershorit 2018, kur kishte shkuar në recepsion për të shlyer.

Mazniku ka shtuar gjithashtu se faturën e hotelit e kishte dorëzuar në Bashki dhe ishte rimbursuar nga Bashkia më 8 tetor 2018 në llogarinë së pagës. I pyetur mbi formën e pagesës së shumës ndaj Shkëlqim Fushës, Mazniku është përgjigjur se e kishte kryer në cash.

Ndryshe nga Mazniku, Baboçi ka deklaruar në Prokurori se e kishte mësuar në Tiranë faktin se fatura e dhomës së tij në vlerën 887 euro ishte paguar nga biznesmeni Fusha. Edhe Baboçi ka pretenduar se paratë ia kishte kthyer Fushës cash në dorë.

Biznesmeni Shkëlqim Fusha tregoi një tjetër version të historisë përballë Prokurorisë. Ai tha se kishte planifikuar të shkonte në Barcelonë së bashku me bashkëshorten, vajzën, djalin dhe drejtuesin teknik të kompanisë.

Më 16 qershor 2018, ai tha se pagoi në mënyrë të pakthyeshme dy dhoma në hotel “Alma” për veten, bashkëshorten dhe vajzën dhe për shkak të mungesës së dhomave të tjera, kishte rezervuar në hotel Majestic dy dhoma të tjera për djalin dhe drejtuesin teknik.

Planet sipas Fushës ndryshuan, pasi bashkëshortja dhe e bija e anuluan udhëtimin për arsye shëndetësore, ndërsa drejtuesi teknik e anuloi për arsye familjare.

Kur Fusha me të birin mbërritën në hotel Alma në Barcelonë, dikush nga delegacioni i Bashkisë i kishte thënë se nuk kishte më dhoma të lira në hotel. Ai ka shtuar se u kishte thënë se mund të qëndronin në dhomat që kishte prenotuar në hoteli Alma Barcelona.

Fusha ka pretenduar në Prokurori se kishte mësuar më 21 qershor se në dhomat e paguara prej tij ishin akomoduar Mazniku dhe Baboçi. Ai pretendoi deklaruar se hoteli i kishte dërguar një formular pas mbërritjes në Shqipëri për shkak të mospërputhjes së emrit të prenotuesit me personat që kishin fjetur- por ka shtuar se nuk e dispononte këtë dokument. Fusha ka vijuar gjatë shpjegimeve të tij në organin e akuzës se, Mazniku dhe Baboçi ja kishin kthyer vlerat e paguara në cash.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës për pranimin e kërkesës së prokurorisë për pushimin e hetimit vlerësohet në shkelje të ligjit nga ana e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila është pjesë e këtij procesi në cilësinë e kallëzuesit.

“Mendoj se është vendim në shkelje të plotë të dispozitave ligjore pasi gjykata sot u bë palë me ata që kryejnë vepra korruptive. Do bëjmë ankim si dhe kallëzim penal në SPAK ndaj gjyqtarit Sokol Tona. Gjithashtu do t’I kërkojmë KLGJ, KPK dhe ILD hetim në lidhje me këtë vendimmarrje,” pohoi për BIRN përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e teatrit, Adriana Kalaja./ BIRN



Ju sugjerojmë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
Sport

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

15 Qershor, 2026 5:46 pm
Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
Bota

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

15 Qershor, 2026 4:52 pm
Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

15 Qershor, 2026 2:57 pm
Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
Te Fundit

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

15 Qershor, 2026 2:32 pm
Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes
Sport

Momenti më prekës i Botërorit; Gjermania e Curaçao luten së bashku pas ndeshjes

15 Qershor, 2026 1:52 pm
Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit
Kronikë

Merr fund arratia e Gerd “Gjeneralit”, arrestohet në Belgjikë vrasësi i Naim Zyberit

15 Qershor, 2026 1:42 pm
U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin
Kronikë

U arrestua në Greqi me urdhër të SPAK, biznesmeni Ilir Shtufi refuzon ekstradimin

15 Qershor, 2026 1:39 pm
Rama për marrëveshjen për emigrantët me Italinë: Do të vijojë sa kohë e kërkon Roma
Kryesore

Rama replikë me protestuesin, “përgëzon” se nuk e ofendoi në rrjetet sociale

15 Qershor, 2026 1:36 pm
Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit
Sport

Virgil van Dijk luan turneun e fundit me Holandën, gati tërheqja pas Botërorit

15 Qershor, 2026 12:44 pm
Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin
Bota

Arte marciale, fishekzjarre dhe VIP-a, si e festoi Trump 80-vjetorin

15 Qershor, 2026 12:42 pm
Para
Papa Françesku mbështet homoseksualët: Janë fëmijët e zotit

Papa Françesku mbështet homoseksualët: Janë fëmijët e zotit

Lirohet nga detyra zv. Ministrja e Financave

Lirohet nga detyra zv. Ministrja e Financave

COVID/Rritet numri i viktimave dhe i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut

Rëndohet situata e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, rekord të infektuarish
















TE FUNDIT

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë

Sapo nisi Botërori, shkarkohet trajneri pas humbjes së thellë
15 Qershor, 2026

Trajneri i Tunizisë, Sabri Lamouchi, është shkarkuar nga posti i tij vetëm një ndeshje pas nisjes së Botërorit. Federata Tuniziane...

Lexo më shumë

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?

Pse Bullgaria ndaloi furnizimin me armë të Ukrainës?
15 Qershor, 2026

Kur ministri bullgar i Mbrojtjes tha të martën se vendi i tij nuk do të ofrojë më armë për Ukrainën,...

Lexo më shumë

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Fier–Libofshë, 4 të plagosur
15 Qershor, 2026

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier–Libofshë, pranë fshatit Petovë. Në përplasje janë...

Lexo më shumë

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?

Çfarë përmban memorandumi i mirëkuptimit mes SHBA-ve dhe Iranit?
15 Qershor, 2026

Të dyja palët, SHBA dhe Irani do të nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi (MOU) që do të zgjasë 60 ditë dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}