Aktualitet

Lirohet nga detyra zv. Ministrja e Financave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:20 - 21/10/20 |
Al Do

Lirohet nga detyra zv. Ministrja e Financave, Belinda Ikonomi. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

“Lirim nga detyra: Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi: Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.”– thuhet në vendim.

Nuk janë bërë publike arsyen përse kryeministri ka bërë këtë propozim. Belinda Ikonomi ka mbajtur më herët edhe detyrën e kreut të Drejtorisë së Doganave.

Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu sot shkarkimin e Prefektit të Qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj dhe në vend të tij u emërua Odise Kote. /Opinion.al

Pas