Aktualitet

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e ZVAP në Elbasan, kush e zëvendëson


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 10/11/21 |
Opi Nion

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota.

Çota është shkarkuar nga detyra me vendim të Ministrisë së Arsimit. Shkarkimi i saj vjen disa ditë pas shkarkimit nga detyra të drejtoreshës së Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi, në Tiranë.

Ndërsa mësohet se në vendin e Anila Çotës është emëruar Ermir Çela, pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Çela mësohet se mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi” në qytetin e Elbasanit./Opinion.al

Pas