Aktualitet

Llalla kërkoi pezullim të dënimit me burg, çfarë vendosi Apeli i Posaçëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:23 - 10/11/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Adriatik Llallës për pezullim të dënimit me dy vite burg. Kështu, Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryeprokurorin.

Kërkesa u bë nga ana e avokatit të Llallës, me pretendimin se klienti i tij nuk e përballon dot burgimin për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ish-kryeprokurori është dënuar me 2 vite burg për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë” dhe heqje të së drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 5 vite.

Vendimi i gjykatës ende nuk është zbatuar, pasi Llalla rezultoi të ishte larguar nga vendi para shpalljes së vendimit.

Pas gati dy javëve kërkim brenda territorit të vendit dhe pas mosgjetjes së tij, Llalla është renditur në listën e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Pas