Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shitja e armëve në botë, raporti: Ulen të ardhurat, rritet kërkesa…

2023/12/04 at 8:19 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Shitja e armëve në botë, raporti: Ulen të ardhurat, rritet kërkesa…

Të ardhurat prej shitjes së armëve dhe shërbimeve ushtarake të 100 kompanive më të mëdha në këtë industri, kanë arritur në 597 miliardë dollarë më 2022, 3.5% më pak sesa më 2021, ndonëse kërkesa është rritur dukshëm, sipas raportit më të ri që është publikuar nga Instituti Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me bazë në Stokholm (SIPRI).


Kjo ulje ka qenë rezultat i zvogëlimit të të ardhurave të kompanive të armëve në Shtetet e Bashkuara. Prurjet janë rritur dukshëm në Azi, Oqeani dhe Lindje të Mesme.

Rritja e madhe e numrit të porosive dhe nënshkrimi i kontratave të reja, sugjeron se të hyrat globale prej shitjes së armëve mund të rriten dukshëm në vjetët në vijim.

Kërkesa për armë rriten, prodhimi çalon

Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë dhe tensionet gjeopolitike rreth botës, kanë rezultuar me rritje të kërkesës për armë dhe pajisje ushtarake më 2022.

Megjithatë, pavarësisht pranimit të porosive të reja, shumë kompani amerikane dhe evropiane për prodhim të armëve, nuk kanë mundur të rrisin prodhimin për shkak të mungesës së punëtorëve, rritjes së çmimeve dhe çrregullimeve në zinxhirin e furnizimit, të shkaktuara prej luftës në Ukrainë.

Për më shumë, shtetet kanë bërë porosi të reja në fund të vitit të kaluar dhe koha në mes të porosive dhe prodhimit, ka nënkuptuar rritje të kërkesës, e cila nuk është reflektuar në të hyrat e këtyre kompanive për vitin 2022.

“Shumë kompani armësh përballen me pengesa në përshtatjen e prodhimit për luftë të intensitetit të madh”, ka thënë Lucie Beraud-Sudreau, drejtore e Programit të SIPRI-t për prodhim armësh.

“Megjithatë, kontrata të reja janë nënshkruar, kryesisht për municione, të cilat mund të përkthehen në rritje të të hyrave për vitin 2023 e tutje”.

Për dallim prej kompanive të mëdha amerikane dhe evropiane, kompanitë në Azi, Oqeani dhe Lindje të Mesme, kanë regjistruar rritje të madhe të të hyrave më 2022, duke demonstruar kapacitetet e tyre për të reaguar në periudha të shkurtra.

Ky fakt është bërë realitet sidomos në vendet si Izraeli dhe Koreja e jugut.

Rënia e të hyrave në SHBA, për shkak të sfidave në prodhim

Të hyrat në 42 kompani amerikane të armëve, që janë në listën e 100 kompanive kryesore në botë, ka rënë për 7.9 për qind, përkatësisht ka arritur në 302 miliardë dollarë më 2022.

Ajo përbëjnë 51 për qind të të hyrave totale të 100 kompanive kryesore.

Prej 42 kompanive amerikane, 32 kanë regjistruar rënie në të hyra, duke e cituar më së shpeshti zinxhirin e furnizimeve dhe mungesën e punëtorëve – dy faktorë të përkeqësuar nga pandemia e koronavirusit.

“Ne kemi nisur të shohim fluks të porosive të reja, të lidhura me luftën në Ukrainë dhe disa kompani të mëdha amerikane, përfshirë Lockheed Martin dhe Raytheon Technologies, kanë marrë porosi të reja”, ka thënë Nan Tian, hulumtues i lartë në SIPRI.

“Megjithatë, për shkak të pengesave ekzistuese dhe vështirësive në rritje të prodhimit, të hyrat prej këtyre porosive do të mund të reflektohen në dy deri në tre vjetët e ardhshëm”.

Azia tejkalon Evropën

Të hyrat prej shitjeve të armëve në 22 kompani prej Azisë dhe Oqeanisë, janë rritur për 3.1 për qind, duke arritur në 134 miliardë dollarë më 2022.

Ky ka qenë viti i dytë radhazi kur të hyrat e 100 kompanive kryesore për Azi dhe Oqeani kanë qenë më të larta sesa ato në Evropë.

“Kërkesa e brendshme dhe varësia në furnizues lokalë i ka mbrojtur kompanitë aziatike prej problemeve me zinxhirin e furnizimit më 2022”, ka thënë Xiao Liang, hulumtues në SIPRI.

“Kompanitë në Kinë, Indi, Japoni dhe Tajvan, të gjitha kanë përfituar prej investimeve të vazhdueshme qeveritare në modernizim ushtarak”.

Rritja e lehtë e fitimeve të kompanive evropiane, e lidhur me luftën në Ukrainë

Të hyrat e 26 kompanive kryesore për prodhim armësh në Evropë, janë rritur për 0.9 për qind, duke arritur në 121 miliardë dollarë më 2022.

“Lufta në Ukrainë ka krijuar kërkesë për material ushtarak, për municion dhe pajisje të blinduara. Shumë prodhues evropianë të këtyre produkteve kanë regjistruar rritje të fitimeve”, ka thënë Lorenzo Scarazzato, hulumtues në SIPRI.

“Aty përfshihen kompani me bazë në Gjermani, Norvegji dhe Poloni”.

Kompanitë turke rrisin fitimet

Lindja e Mesme e ka regjistruar rritjen më të madhe të të hyrave më 2022, pasi të shtatë kompanitë me bazë në këtë rajon, kanë regjistruar fitime të konsiderueshme.

Në kombinim, fitimet e tyre kanë arritur në 17.9 miliardë dollarë, apo 11 për qind rritje prej 2021.

Katër kompani turke kanë shënuar të hyra prej 5.5 miliardë dollarësh – 22 për qind më shumë sesa më 2021.

Të hyrat e tri kompanive izraelite kanë arritur më 12.4 miliardë dollarë më 2022, 6.5 për qind rritje në krahasim me vitin paraprak.

“Kompanitë në Lindje të Mesme, që janë të specializuara në produkte më pak të sofistikuara, kanë arritur të rrisin prodhimin më shpejt, për shkak të rritjes së kërkesës”, ka thënë Diego Lopes da Silva, hulumtues i lartë në SIPRI.

“Shembull për Turqinë është droni Bayraktar TB-3. Kompania prodhuese Baykar, ka hyrë në listën e 100 kompanive më të mëdha në botë për prodhim të armëve, pasi fitimin e ka rritur për 94 për qind”./REL



Ju sugjerojmë

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
Bota

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

30 Qershor, 2025 10:21 pm
“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
Aktualitet

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

30 Qershor, 2025 10:01 pm
Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
Aktualitet

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

30 Qershor, 2025 9:20 pm
Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
Aktualitet

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

30 Qershor, 2025 9:10 pm
Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik
Aktualitet

Metani: Pavarësia dhe llogaridhënia e magjistratëve, e bën drejtësinë shërbim publik

30 Qershor, 2025 8:55 pm
Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi
Rajoni

Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

30 Qershor, 2025 8:27 pm
Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?
Aktualitet

Eurostat: Mbi 1.1 milion vdekje nga sëmundje të parandalueshme. Po në Shqipëri?

30 Qershor, 2025 8:05 pm
Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve
Bota

Siri/ Mbështetësit e Assad vranë 1 mijë e 500 civilë brenda tre ditëve

30 Qershor, 2025 7:42 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, topi te marrëveshja politike… ose presidentja

30 Qershor, 2025 7:33 pm
Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima
Bota

Bombardohet kafeneja e gazetarëve në Gaza, 20 viktima

30 Qershor, 2025 7:28 pm
Para
111-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Begaj: Janë krenari kombëtare, kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin

111-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura, Begaj: Janë krenari kombëtare, kanë arritur me sukses të mbajnë lart flamurin

Gaza – Izraeli zgjeron ofensivën tokësore edhe në jug

Gaza - Izraeli zgjeron ofensivën tokësore edhe në jug

Aksident në Fier/ Përplaset autobusi me një automjet, policia jep detaje

Aksident në Fier/ Përplaset autobusi me një automjet, policia jep detaje
















TE FUNDIT

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit

Franca mbyll centralet bërthamore për shkak të valës së të nxehtit
30 Qershor, 2025

Kompania shtetërore franceze e energjisë, EDF ka mbyllur termocentralin e saj bërthamor “Golfech”, në jug të vendit në përgjigje të...

Lexo më shumë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë

“Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna”, i infiltruari i policisë hidhet në rrugë
30 Qershor, 2025

Në emisionin STOP, një ish punonjës i policisë së shtetit, që punonte si i infiltruar tregon, se e kanë përjashtuar...

Lexo më shumë

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Qeveria miraton fondet e reja nga BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit
30 Qershor, 2025

Në mbledhjen e sotme (30 qershor) të Këshillit të Ministrave, është miratuar marrëveshja e financimit nga Bashkimi Evropian, në kuadër...

Lexo më shumë

Zjarret/ 20 vatra të regjistruara brenda disa orëve

Përfshihet nga zjarri fusha e grumbullimit të plehrave pranë inceneratorit të Elbasanit
30 Qershor, 2025

Sipas të dhënave të raportuara në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 datë 30.06.2025 deri...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com