Kronikë

Shisnin drogë në lokal, pranga pronarit dhe banakierit


               Publikuar në : 10:49 - 21/01/20 |
xhu lia

Dy persona janë arrestuar nga policia pasi në shpërndanin lëndë narkotike në një lokal. Mësohet se 42-vjeçari me iniciale B.B i cili ishte pronari i lokalit në rrugën  “Skënder Luarasi” dhe 41-vjeçari A.B banakier në këtë lokal shpërndanin lëndë narkotike.

Pas kontrollit të ushtruar nga policia u gjetën e mjediset e lokalit  lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të futur në qese plastike dhe në dy kavanoza qelqi.

Si pasojë dy personat janë arrestuar, ndërkohë që 41-vjeçari me iniciale A.B mësohet të ketë qenë i dënuar më parë për dhunë në familje. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 736.4 gr. lëndë e dyshuar narkotike kanabis, grirëse metalike dhe dy aparate celularë.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim./Opinion.al/

 

 

Pas