Bota

Shikonin dhe shisnin filma koreano-jugorë, ekzekutohen adoleshentët në Korenë e Veriut



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:41 - 05/12/22 |
Opi Nion

Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë pushkatuar pasi shikonin dhe shisnin filma nga Koreja e Jugut.

Djemtë e moshës 16 dhe 17-vjeç u pushkatuan në një fushë aviacioni në qytetin Hysein, në kufi me Kinën, së bashku me një tjetër adoleshent, i cili ishte dënuar me vdekje për shkak se kishte vrarë njerkën e tij.

Lajmi u konfirmua nga “Radio Free Asia”, ndërsa raportojnë se ekzekutimi u bë në publik.

Sipas mediave të huaja, çdo gjë që konsiderohet si ‘perëndimore’, është rreptësisht e ndaluar në Korenë e Veriut.

Regjimi i Kim Jong-un e sheh Korenë e Jugut si një shtet kukull amerikan.

Ekzekutime të tilla janë të rralla në Korenë e Veriut, por jo të padëgjuara, dhe zakonisht përdoren për të tmerruar njerëzit për t’u bindur kur autoritetet shqetësohen për shkeljen e rregullave./Opinion.al

Pas