Aktualitet

“Shigjetat” kontroll Smartit në Komunë, kapen dy shpërndarës kokaine


               Publikuar në : 10:14 - 21/02/20 |
Al Do

Dy persona që shpërndanin kokainë në Tiranë janë arrestuar nga policia.

Forcat e Posaçme “Shigjetat” kanë ndaluar në rrugën “Prokop Mima” në Komunën e Parisit, një automjet tip “Smart”, me drejtues L. T. dhe pasagjer V. T. Gjatë kontrollit fizik atyre ju gjetën disa doza kokainë gati për shitje. “Shigjetat” më pas bën kontroll në banesën e shtetasit L. T, ku u gjet 402.7 gramë kokainë, një peshore elektronike, 5 aparate celular dhe një sasi parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

L.T, 33 vjeç dhe V. T, 28 vjeç, rezultojnë të dy banues në kryeqytet në zonën e Selitës.

Ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me shpërndarje të kokainës në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut, Komunës së Parisit dhe Tiranës së Re.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim. /Opinion.al

Pas