Kronikë

Priste dënimin në paraburgim, 43-vjeçari i jep fund jetës duke varur veten


               Publikuar në : 10:29 - 21/02/20 |
Al Do

Një i burgosur në burgun ‘313’ në Tiranë është gjetur i varur.

Bëhet fjalë për Bilbil Hasanin, 43-vjeç, nga Kukësi dhe banues në Kamëz. Trupi i tij është gjetur i varur me çarçaf në tualet nga gardianët e burgut. Mendohet se viktima ka varur veten.

Ai u arrestua në vitin 2019 për vjedhje dhe aktualisht ishte në paraburgim në pritje të dënimit. /Opinion.al

Pas