Maqedonia e Veriut vijon të shënojë shifra të larta të infektimeve nga COVID-19, pavarësisht masave të marra nga autoritetet për të mbyllur sërish në fundjavë disa komuna. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 111 raste të reja, ndërsa dy persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë.
Numri më i madh në Shkup, pastaj Shtip, Kumanovë, Tetovë dhe Koçan, ndërsa Ministria e Shëndetësisë njofton për 6 pacientë të shëruar.
Me bilancin e fundit, numri i të prekurve në vend shkon në 3025, ndërsa prej tyre 1226 raste janë akoma aktive.
Komisioni i Sëmundjeve Infektive të hënën do të mblidhet për të vendosur mbi masat e reja, ndërsa vijojnë të jenë prezente fashat orare./Opinion.al