Aktualitet

Shi dhe vranësira në të gjithë vendin, ulen temperaturat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:17 - 26/08/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme vendi ynë do të ketë një mot me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë sjellin reshje shiu që do të mbziotërojnë në zonat veriore dhe qëndrore të Shqipërisë duke filluar nga orët e para të ditës. Ndërsa pas mesditës parashikohet që reshje të pakta të përfshijnë edhe zonat jugore e juglindore. Mbrëmja sjell largim të vranësirave dhe përmirësim të kushteve të motit.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 12°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./Opinion.al

Pas