Aktualitet

VIDEO/U kap me 4 mina me telekomandë, kush është 50-vjeçari që u arrestua


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:23 - 26/08/21 |
Opi Nion

Katër mina me telekomandë, të cilat do shiteshin kundrejt çmimit 10.000 euro, janë sekuestruar nga Policia e Durrësit.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po tentonte të shiste mina me telekomandë, policia ka organizuar punën dhe ka finalizuar operacionin e koduar “Furnitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Arben Elezi, 50 vjeç, banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë.

Shërbimet e Policisë e kanë ndaluar shtetasin Arben Elezi, në Shkafanë, Ishëm, Durrës, dhe gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, të cilat ky shtetas do t’i shiste kundrejt shumës 10.000 euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale./Opinion.al

Pas