Kronikë

Shfrytëzonin të paktën 20 vajza për prøstitucion, dënohen tre shqiptarët në Itali



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:11 - 12/01/23 |
Opi Nion

Tre shqiptarë janë dënuar nga Gjykata e Trevizos  pasi shfrytëzonin të paktën 20 vajza për prostitucion. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane këta persona kishin krijuar një organizatë së bashku me një rumune të quajtur  Giorgianna Caprau.

Edmond Gjini, konsiderohet si drejtues i bandës. Ai bashkë me vëllain Eduart do të vuajnë dënimin prej 4 vitesh burg. Ndërkohë që kushëriri i tij Petrit Gjini është dënuar me 5 vite e katër muaj, së bashku me rumunen Giorgianna Caprau.

Grupi i drejtuar nga Edmond Gjini (i mbrojtur nga avokati Fabio Crea,) ishte në gjendje të menaxhonte të paktën njëzet vajza që shisnin trupin e tyre përgjatë zonave të Pontebbana dhe Terragli.  Secila prej tyre më pas paguante një lloj “qiraje” të stacionit prej rreth 250 euro në javë. Në këmbim, “bukuroshet e natës” morën mbrojtje nga organizata.

Të përfshirë në aktivitetin kriminal ishin edhe dy italianë, Riccardo Ruggitello dhe Daniele Mastrella.

Pas