Kronikë

“Shëtitësit e natës”/ Pamje nga aksioni i policisë, arrestohen babë e bir


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 20/11/21 |
Opi Nion

Një operacion policor i koduar “Shëtitësit e natës” është zhvilluar nga policia e Lezhës si rezultat i të cilit është vënë në pranga: Sokol Kolndreu, 67 vjeç, Arion Kolndreu, 25 vjeç, (babai dhe  bir), banues në Ishull Shëngjin, Lezhë.

Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi:Vladimir Qarri, 21 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi: M.K.,27 vjeç, banues në Shëngjin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në Ishull Shëngjin, Ishull Lezhë dhe Shëngjin, kanë vjedhur në disa banesa vegla punë dhe sende të tjera.

Po në vijim të veprimeve hetimore, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre, ku nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasve: Sokol Kolndreu dhe Arion Kolndreu, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik me 4 krehra, një pistoletë me krehër me fishekë, një armë e ftohtë thikë, përfocues grushti, doreza dhe vegla punë të dyshuara të vjedhura.

Ndërsa nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Vladimir Qarri, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë sportive, një armë gjahu dhe dylbi.

Pas