Aktualitet

Video/ Rama kritika zv/ministrit: Të ka zënë gjumi, duhet ta meritosh këtë punë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:02 - 20/11/21 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama, në prezantimin e buxhetit për peshkimin ditën e sotme në Durrës nuk ka kursyer kritikat për zvendësministrin e Bujqësisë, Roland Kristo.

Kreu i qeverisë i është drejtuar zvendës ministrit duke thënë “Land duhet të çohesh nga gjumi”, dhe ka vijuar deklaratën duke u shprehur që ky i fundit duhet të tregojë se e meriton pozicionin që ka.

Ministrja dhe Landi, Land duhet të çohesh nga gjumi.  Të ka zënë gjumi, të du shumë, je çun i zoti por të ka zënë gjumi. Jo të vejnë anijet peng aty e nuk dihet se kur e shlyejnë kredinë. Banka të garantohet nga shteti. Kjo është detyra jote, duhet ta tregosh se e meriton të jesh aty si zv.ministër, të sjellësh faktet se sa prej tyre do të marrin nga garancia sovrane. Duhet të tregosh që e meriton të qëndrosh aty si zëvendësministër dhe të na tregosh se sa është rritur peshkimi dhe sa anije janë rikonstruktuar me këtë fond. Këtu duhet të bëhet markata model, me standardet më të lartë të Bashkimit Europian. Të gjithë ju që jeni këtu, kush do të futet aksioner në këtë markatë të futet dhe të jetë e juaja. Ne do të garantojmë financimin, ju do fusni një pjesë të vogël, ne një pjesë të rëndësishme dhe pastaj pjesën tjetër do ta marrim me garanci sovrane. Menaxhimin do të bëni ju. Duhet të krijoni ju një autoritet më vetë”,-tha Rama.

Po ashtu, Rama pati një ultimatum për zv/ministrin e Bujqësisë. Deri vitin e ardhshëm ai i dha kohë që të hapen themelet për markatën e peshkut që sipas Ramës duhet të jetë model dhe me standardet më të larta të BE.

“Kjo është zemra e historisë. Këtu duhet të bëhet markata model. Bashkë me drejtorin e portit do të ulesh së bashku me ta dhe gjithë kjo pjesë tani, duke përfituar nga projekti i madh i transformimit të portit, duhet të bëhet aksesibël për qytetarët. Duhet të bëhet një merkatë që të jetë me standardet më të lartë të Bashkimit Europian. Është detyra jote. Gjëja më e mirë është që kjo merkatë të jetë bashkëpunim. Kush do të futet aksioner  me një përqindje të caktuar në këtë markatë të futet dhe të jetë e juaja. Ne bashkarisht si peshkatarë dhe qeveri do të garantojmë financimin, ju do fusni një pjesë të vogël, ne një pjesë të rëndësishme dhe pastaj pjesën tjetër do ta marrim bashkarisht me garanci sovrane. Kjo shoqëri që do ta bëni do ta shlyejë në vite. Menaxhimin do të bëni ju dhe jo shtetitn. Duhet të krijoni ju një autoritet më vete. Merrni ekspertë të huaj. Gjeni se ku janë më të mirë.  Vitin e ardhshëm duhet të vish këtu bashkë me mua të hapim themelet e markatës. Një vit kohë ke”, tha Rama./Opinion.al

Pas