Katër persona mbetën të plagosur me sende të forta gjatë një konflikti të ndodhur mëngjesin e sotme në Tiranë në afërsi të shkollës “Andon Zako Çajupi”.
Mësohet se fillimisht sherri ka nisur brenda një lokali dhe më pas ata kanë dalë jashtë ku dhe janë goditur me sende të forta. Mësohet se një prej personave të përfshirë në konflikti ishte i armatosur dhe ka qëlluar në ajër.
Policia mbërriti në vendin e ngjarjes duke ndaluar përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa sekuestroi pistoletën tip TT.
Lidhur me ngjarjen policia ka shoqëruar dy persona, të cilët po merren në pyetje për të bërë të mundur zbardhjen e shkakut të konfliktit./Opinion.al