Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sherr në traget, kosovari plagos malazezët dhe maqedonasit se këndonin serbisht

2016/08/05 at 9:13 AM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sherr në traget, kosovari plagos malazezët dhe maqedonasit se këndonin serbisht

Sherr masive mes udhëtarëve në tragetin e linjës Durrës-Ankona, plagosen me mjete prerëse gjashtë persona, mes tyre edhe një femër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të së mërkurës, teksa trageti i udhëtarëve ka qenë në lundrim e sipër. Sipas Policisë, konflikti ka nisur mes Altin Hakamit, 36 vjeç, nga Kosova, i cili shoqërohej nga bashkëshortja (Linda) dhe disa shtetasve të tjerë, konkretisht: Dalibor Jovanoviç, 36 vjeç, Viktor Krstevski, 34 vjeç, Dragan Kovaçeviç, 29 vjeç, dhe Dragis Gogiç, 25 vjeç, shtetas maqedonas dhe malazezë.


Këta të fundit, të dehur këndonin serbisht, çka mesa duket ka acaruar kosovarin. Gjatë përleshjes mes njëri-tjetrit, 36-vjeçari kosovar Altin Hakami ka qëlluar me thikë shtetasin me iniciale V. M., 28 vjeç, duke e lënë të plagosur rëndë.

Sakaq, edhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt kanë mbetur të plagosur. Dëmtime ka marrë edhe vetë autori Altin Hakami dhe bashkëshortja e tij, shtetasja Linda Hakami, 35 vjeçe, banuese në Londër, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. “Ishim nisur me makinë nga Anglia për të kaluar pushimet në Shqipëri. Në Itali hipëm në tragetin e linjës Ankona-Durrës.

Ishim bashkë me dy fëmijët tanë dhe disa të afërm që udhëtonin me ne. Kur në një moment bashkëshorti (Altini) doli mbi kuvertë për të pirë cigare. Në kohën që ai po vinte te ne, aty pranë ndodheshin këta djemtë.

Ishin të dehur dhe po vazhdonin të pinin. Në një moment ngecën me tim shoq, duke debatuar pa arsye, ndoshta si pasojë e pijes. Ata nisën të shanin, në këtë moment bashkëshorti u kërkoi të qetësoheshin, pasi nuk kishim punë me ta.

Mirëpo ata nuk u ndalën dhe qëlluan në drejtimin tonë me shishe birre, duke më lënë të plagosur mua. Në këtë çast ndërhyn bashkëshorti dhe situata u agravua më tepër.

Ata ishin të shumtë në numër dhe qëlluan me shishe edhe bashkëshortin, ndërsa më pas edhe me grushte e shqelma. Pas përleshjes bashkëshorti dhe unë mbetëm të plagosur, ndërsa nuk di gjë se çfarë ka ndodhur me ata personat”, u shpreh Linda Hakami.

Etiketa: sherrtraget


Ju sugjerojmë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB
Bota

Krerët e shteteve largohen në shenjë revolte, Netanyahu i flet sallës bosh në OKB

26 Shtator, 2025 7:24 pm
Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit
Aktualitet

Begaj takim me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, zbardhen temat e diskutimit

26 Shtator, 2025 7:18 pm
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

26 Shtator, 2025 5:42 pm
Para
Meidani: Unë kryeministër i qeverisë teknike? Propozimi i Metës, tepër energjik

Meidani: Unë kryeministër i qeverisë teknike? Propozimi i Metës, tepër energjik

Video/ Shikoni lëvizjet provokuese të Nora Istrefit

Xhinset e preferuara të Nora Istrefit, nuk i heq më nga trupi

Marilyn Monroe: Një ikonë CLASS

Marilyn Monroe: Një ikonë CLASS

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
27 Shtator, 2025

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga...

Lexo më shumë

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
27 Shtator, 2025

Dashi Gjithçka do shkëlqejë sot ne jetën tuaj ne çift. Do e joshni pa fund njeri-tjetrin dhe çastet e lumtura...

Lexo më shumë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
27 Shtator, 2025

Trupi i një burri të moshuar është gjetur këtë mëngjes në bregdetin e Durrësit, në lagjen nr. 13. Sipas informacioneve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com