Kronikë

Sherr në Korçë, plagoset me thikë 24-vjeçari


               Publikuar në : 23:15 - 24/06/19 |
Opi Nion

Një 24-vjeçar është plagosur me thikë gjatë një sherri të ndodhur ditën e sotme në qytetin e Korçës.

Mësohet se i plagosuri është Armando Trimi, i cili është goditur nga dy persona pas një sherri për motivet dobëta.

24-vjeçari është transportuar për në spitalin e Korçës për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Ndërkohë, policia ka identifikuar dy personat që plagosën të riun dhe po punon për arrestimin e tyre.

Njoftimi i policisë

Në lagjen nr 17, prapa tregut të shumicës në Korçë, shtetasi A.T, rreth 24 vjeç, dyshohet të jetë dëmtuar me mjet mprehës nga dy shtetas të tjerë, gjatë një konflikti për motive të dobëta midis tyre. Shtetasi A.T, aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.

Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al E.Xh.

Pas