Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përmbledhje/ Lleshaj: Çfarë do ndodh në 30 qershor

2019/06/24 at 11:34 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Përmbledhje/ Lleshaj: Çfarë do ndodh në 30 qershor

Ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj siguron se data e zgjedhjeve lokale, 30 qershori, do të jetë një ditë normale ku sipas tij do të ketë një manifestim dinjitoz të shqiptarëve.  Dhe këtë deklaratë ai e mbështet bazuar në informacione. Sipas tij probleme sporadike në zgjedhje në Shqipëri ka patur përherë por edhe në këtë situatë zgjehdjet do zhvillohen, pasi infrastruktura është gati.


  • Lleshaj: Nëse i gjithë populli ngrihet kundër zgjedhjeve, policia s’do bëjë asgjë

Sandër Lleshaj: Policia nuk është këtu për të përballuar pasivisht të gjithë popullin shqiptar. Në qoftë se ne kemi këtë ide që i gjithë populli shqiptar do të ngrihet kundër zgjedhjeve, policia do të bëjë asgjë, fare, s’do të merret. Sepse policia nuk është këtu për të frenuar popullin shqiptar që të bëjë atë që do populli shqiptar.

Blendi Fevziu: Nëse janë 10-15 përkrahës së opozitës në çdo qendër votimi, prapë është e pamundur.

Sandër Lleshaj: Policia ekziston për t’u marrë me kriminelët dhe policia shqiptare është plotësisht në gjendje të merret me kriminelët, sepse kriminelët janë pak, nuk janë shumë, nuk janë shumicë. Kriminelët janë pak në Shqipëri.

Blendi Fevziu: Po nëse dalin qytetarë në çdo qendër votimi?

Sandër Lleshaj: Në qoftë se, edhe një herë, policia nuk është për t’u marrë me të gjithë popullin shqiptar. Nuk është ky opsioni.

Blendi Fevziu: Pra nëse opozita do të arrijë të mundë të nxjerrë qytetarët, do të jetë e pamundur zhvillimi i zgjedhjeve?

Sandër Lleshaj: Në qoftë se opozita ka popullin me vete? Po opozita mund t’i fitojë zgjedhjet fare kollaj pastaj.

  • Probleme më 30 Qershor? Çfarë informacioni ka policia

Blendi Fevziu: Zoti Lleshaj ju pra jeni të vendosur për të shkuar në zgjedhje më 30 Qershor?

Sandër Lleshaj: Ne nuk jemi të vendosur, ne jemi të detyruar për të shkuar në zgjedhje, ne jemi të detyruar prej Kushtetutës. Kush mund të ishte alternative…

Blendi Fevziu: Po kush ju detyron ju zoti Lleshaj të shkoni në një përplasje, që rrezikon të jetë edhe një përplasje civile?

Sandër Lleshaj: Jo nuk rrezikon të ketë përplasje civile, sepse nuk ka një konflikt civil në Shqipëri.

Blendi Fevziu: A keni ju informacione të klasifikuara si ministri, si polici, nga shërbimet e specializuara që mund të ketë probleme më 30 Qershor?

Sandër Lleshaj:Probleme mund të ketë më datë 30 Qershor. Probleme të nivelit të rendit publik, probleme të kriminalitetit, por jo probleme të konfliktit civil.

Blendi Fevziu: Keni informacione apo hamendje?

Sandër Lleshaj: Kemi dhe informacione që mund të ketë tentativa për të shkaktuar probleme në nivelin kriminal të çështjes, por jo në nivelin civil.

Blendi Fevziu: Çdo me thënë në nivelin kriminal të çështjes?

Sandër Lleshaj:Po grupe të caktuara kriminale, çdo ditë kemi probleme kriminale në Shqipëri. Grupe kriminale ose individë që zhvillojnë veprimtari kriminale ka shumë. Ata që dalin përballë ligjit janë kriminelë.

  • Gazi lotsjellës, Lleshaj: Është standard i gjithë policisë

“Është standard i gjithë policisë së botës”. Kështu përgjijet ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në lidhje me përdorimin e gazit lotsjellës në protesta, apo dhe në situata të tjera përplasjesh.

“Polici është i paprekur, e kemi mësuar dorën keq. Nuk preket polici. Gazi është mjeti i shpikur për këtë punë, gazi nuk vret. Të detyron të largohesh nga ajo skenë ku ti nuk duhet të jesh. Nuk është armë. Lëndë helmuese luftarake Shqipëria nuk ka”, tha ministri në emisionin Opinion.

  • Sandër Lleshaj: Mesazhin që i dërgova Bashës

Blendi Fevziu: A e keni thirrur ju shoqëruesin e zotit Basha?

Sandër Lleshaj: Ju thashë që Garda e Republikës ka detyrë ligjore. Ligji i Gardës parashikon që Garda ruan fizikisht kryetarin e partisë më të madhe opozitare parlamentare. Dhe ne ende e quajmë zotin Basha kryetarin e partisë opozitare më të madhe parlamentare. Në këtë situatë disi skicofrenike në vend, ku sfidat ndaj rendit publik janë shtuar dukshëm, ku kemi pasur protesta të dhunshme, ku kemi pasur dhunë në protesta, ku në protesta janë plagosur protestues vetë, nga vetë protestuesit…

Blendi Fevziu: Patjetër në çdo protestë ka pasur zgjedhje të tilla..

Sandër Lleshaj: Pra kemi pasur incidente që protestues janë goditur nga protestues të tjerë. Duke qenë se zoti Basha është drejtues i këtyre protestave, është pjesë e tyre fizike, autoritetet e Gardës e kanë çmuar të nevojshme nevojën për të menduar nëse i duhet rritur apo jo niveli i sigurisë.

Blendi Fevziu: Po këtë e gjykon Garda e Republikës?

Sandër Lleshaj: Patjetër.

Blendi Fevziu: Po ju si Ministër i Brendshëm përse e keni thërritur shoqëruesin e Bashës?

Sandër Lleshaj: Po Garda është në varësinë time dhe përgjegjësinë politike për veprimet apo mosveprimet e Gardës i mbaj unë. Dhe unë përpara se Garda të merrte veprime konkrete për shtimin e rojeve të sigurisë, në mënyrë që kjo të mos keqkuptohej, i kam çuar në mënyrë diskrete një pyetje zotit Basha, përmes bodigardit.

Blendi Fevziu: Nuk gjenit dot një mënyrë tjetër zoti Ministër?

Sandër Lleshaj:Kjo është rruga më konfidente e mundshme. Kjo është rrugë krejtësisht normale, për ta pyetur nëse e konsideron normale apo jo? Ai e konsideroi jo normale, kaq.

Blendi Fevziu: I folët ju për një rrezik?

Sandër Lleshaj: Nuk ka patur rrezik. Nuk kemi patur asnjë informacion për rrezik të shtuar.

Blendi Fevziu: Përse mos ta bënte këtë komandanti i Gardës, por duhet ta bëni ju?

Sandër Lleshaj: Komandanti i Gardës nuk komunikon me drejtuesit e një partie politike. I kam përcjellë një mesazh zotit Basha në mënyrë diskrete, që në kushtet e situatës që kemi, mendohet të rrisim nivelin e sigurisë për të gjithë personalitetet që Garda ka në mbrojtje. Edhe kryeministrit i është rritur niveli i sigurisë, edhe për të tjerë, edhe për mua është rritur.

Blendi Fevziu: Po përse duhet ta pyesnit dhe të mos e bënit?

Sandër Lleshaj: Po që të mos keqkuptohej politikisht, sepse gjithçka keqkuptohet nga opozita jonë sot, gjithçka. Çdo vullnet edhe më normali, keqkuptohet, siç u keqkuptua kjo./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi 25 Qershor 2019

Parashikimi i motit/ Si do të luhaten temperaturat sot në të gjithë vendin

Moti për ditën e sotme 25 Qershor 2019

Durrës/ Helmohen tre punonjës të paraburgimit dhe një i burgosur

Dy aksidente, humb jetën 42-vjeçari
















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com