Kronikë

Sherr në Berat, plagoset me thikë një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:26 - 13/06/22 |
Opi Nion

Një 44-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çlirim” në Berat.

Mësohet se Erjon Daja ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, por në rrugë është konfliktuar me një tjetër drejtues mjeti, i identifikuar si Arsen Bitri, i cili e ka qëlluar me thikë në këmbë.

Daja është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,ku ndodhet nën kujdesin mjekëve. Ndërkohë, autori i ngjarjes është larguar nga vendngjarja dhe policia po punon për kapjen e tij.

Konflikti mes Bitrit dhe Dajës mësohet se ka filluar që në mesditë, në një lagje tjetër të qytetit, por më pas janë larguar.

Sipas informacioneve, autori i plagosjes ka pretenduar se i plagosuri kishte shkuar për ti qëlluar me pistoletë, por pistoleta nuk i kishte shkrepur.

Mësohet se policia është duke kërkuar përgjatë rrugës për të gjetur armën që pretendohet se e kishte me vete i plagosuri Erjon Daja.

Pas