Kronikë

Sherr mes vajzave në Tiranë, 18-vjeçarja godet me thikë 20-vjeçaren


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:07 - 25/01/22 |
Opi Nion

Një sherr mes dy vajzave është regjistruar në Tiranë. Uniformat blu informojnë se është shpallur në kërkim një 18-vjeçare e cila gjatë një konflikti ka goditur me mjete prerëse një 20-vjeçare.

Mësohet se në kërkim është shpallur shtetasja me inicialet M.Z., 18 vjeç që dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë shpalljen në kërkim të shtetases M. Z., 18 vjeçe, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës një 20-vjeçare, e cila është jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia./Opinion.al

Pas