Aktualitet

Sherr mes dy të rinjve, qëllon me armë zjarri 20-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:15 - 12/01/21 |
Semiljana Azizi

Një 20-vjeçar i identifikuar me iniciale A.B ka qëlluar me armë pas një konflikti çasti.

Bëhet me dije se i riu e ka kryer veprimin pas një konflikti me shtetasin E.P., 18 vjeç, e më pas është larguar nga vendngjarja me shpejtësi.

Policia dhe grupi hetimor pas identifikimit të të riut ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e tij.

Njoftimi i ploicisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar

Më datë 12.01.2021, në fshatin Adriatik, Kurbin shtetasi A.B.,20 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit me shtetasin E.P., 18 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 20 vjeçarit si dhe gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit me të cilën ka qëlluar në ajër./Opinion.al

Pas