Kronikë

Sherr mes disa personave në Durrës, plagoset me thikë një 27-vjeçar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:43 - 29/03/21 |
Opi Nion

Një konflikt ka ndodhur mesditën e sotme mes disa personave në qytetin e Durrësit, ku për pasojë është plagosur me thikë një i ri.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë i plagosur ka mbetur 27-vjeçari i identifikuar me inicialet E. N., ndërsa janë shoqëruar në komisariat autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

“Më datë 29.03.2021, rreth orës 15:50, në lagjen nr, 13, Plazh, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, është lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasi E. N., 27 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar autori i dyshuar dhe personat e tjerë të përfshirë në konflikt për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”– njofton policia./Opinion.al

Pas