Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas lajmeve dhe komenteve të rrjetet sociale, se një sherr masiv ka ndodhur në njërin nga koncertet e tij, ndërsa raportohet se janë përfshirë persona nga publiku dhe bodyguardët e këngëtarit.
Në një postim në Instagram, ai tha se asgjë nuk ka ndodhur, por bëhej fjalë për disa persona që thjeshtë “nuk dinë të mbajnë pijen”.
“Për të gjithë ju që jeni të interesuar, nuk ka ndodhur asgjë. Thjesht ca pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. U desh me tregu sa është sahati. Gjithçka është në rregull, gjithçka është ‘blessed’”, dëgjohet të thotë ai në videon e shpërndarë në InstaStory.
Ngjarja u raportua të ketë ndodhur në një koncert në Londër, ndërkohë që në një moment, në videot e bëra virale në rrjetet sociale duket se edhe vetë Noizy bie në tokë./Opinion.al
https://www.tiktok.com/@viralvide0.al/video/7181025870834879749?embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_share&is_from_webapp=v1&item_id=7181025870834879749&refer=embed&referer_url=www.balkanweb.com%2Fsherr-masiv-ne-koncertin-e-noizyt-reagon-reperi-ishin-thjesht-pijanece-qe-duhej-tu-tregonim-se%2F&referer_video_id=7181025870834879749