Kryesore

Mediat serbe publikojnë video, raportohet për sulm me armë ndaj KFOR-it në Zubin Potok



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:47 - 25/12/22 |
Opi Nion

Mediat serbe, Kurir dhe Novosti kanë publikuar një video që i referohet një faqeje lokale, ku sipas tyre ka patur të shtëna në Zubin Potok.

Sipas Nacionale, që shprehet se ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, si në qendër ashtu edhe në rajonin e veriut nuk ka konfirmime zyrtare lidhur me të shtënat. “Këta të fundit thanë se nuk kanë informacione, kurse nga qendra edhe më tutje nuk kanë folur”, bën me dije Nacionale.

Ndërkohë, Koha.net duke cituar burimet e saj, ka raportuar se në veri është sulmuar një ekip i KFOR-it, ndërsa bën me dije se ushtarët e misionit paqeruajtës janë nga Letonia./Opinion.al

Pas