Kryesore

Lajmi për të shtëna në veri, presidenca: Përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:08 - 25/12/22 |
Opi Nion

Shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani ka reaguar pas një videoje të publikuar në mediat serbe se në zonën e Zubin Potokut në veri të Kosovës ka patur të shtëna kundër KFOR. Përmes një publikimi në Tuiter, Blerim Vela, shprehet se mediat e regjimit të Aleksandër Vuçiçit janë duke u përpjekur për të nxitur konflikt të armatosur në Kosovë.

“Mediat pro regjimit të Serbisë janë në përpjekje për të nxitur konfrontim të armatosur në Kosovë, duke raportuar në mënyrë të rreme se përleshjet po ndodhin pranë Zubin Potokut. Policia e Kosovës nuk është përfshirë në asnjë përleshje. Strukturat ilegale dhe kriminale të Serbisë po gjuajnë me armë”, shkroi ai.

Më herët, mediat e lidhura me pushtetin serb raportuan që “ka tensione në Zubin Potok”, por video e publikuar nuk provonte nëse ishte e regjistruar në këtë moment./Opinion.al

Pas