Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shërbimet e fshehta dhe Donald Trumpi

2017/01/08 at 10:05 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Shërbimet e fshehta dhe Donald Trumpi

Trumpi deklaroi se do të hartojë një program kundër sulmeve kibernetike. Këtë e tha pas takimit me përfaqësues të shërbimeve të fshehta. Por deri tani qëndrimi i Trumpit ndaj tyre ka minuar besimin tek institucionet.


Nga Michael Knigge

Një president amerikan nuk duhet të jetë mik i shërbimeve të fshehta. Por megjithë mosbesimin e justifikuar përballë shërbimeve të fshehta, informacioneve të tyre dhe personelit të tyre drejtues është prepotente, naive dhe e rrezikshme që t’ua mohosh atyre kompetencat në tërësi, siç e bën prej kohësh presidenti i ardhshëm Trump. Që të pohosh, siç bëri Trump në dhjetor, se ai nuk ka nevojë për takime informuese çdo ditë nga shërbimet e fshehta, por vetëm kur e do situata, se ai është “i zgjuar”, dëshmon jo vetëm për arrogancë dhe padije, por rrezikon ndoshta edhe sigurinë e SHBA dhe të botës.

Të eleminohen njollat e zgjedhjeve

Sulmi më i fundit i Trumpit kundër shërbimeve të fshehta duke iu referuar themeluesit të Wikileaks, Julian Assange i shërben natyrisht kryesisht objektivit të kuptueshëm për të eleminuar ose deligjitimuar njollën e një ndikimi të mundshëm të Rusisë ndaj zgjedhjes së tij. Njëkohësisht, manovra joelegante dhe si zakonisht e shpërndarë përmes twitterit e minon besimin e amerikanëve të tronditur gjithsesi rëndë tek institucionet e tyre.

Për ta thënë qartë: natyrisht që nuk ka një “smoking gun”, siç shprehen shërbimet sekrete amerikane në raportin e tyre, pra një dëshmi të qartë, se hakera rusë qëndrojnë pas sulmeve kundër demokratëve, me dijeni ose me porosi të politikanëve të lartë rusë. Por për këtë ekzistojnë jo vetëm dëshmi të shumta, që mund të ketë qenë kështu, por një mënyrë e tillë veprimi do të përshtatej edhe me mënyrat e zakonshme të sjelljes të Kremlinit.

Këtë vlerësim të shërbimeve, të Shtëpisë së Bardhë si dhe të shumë ekspertëve të sigurisë nuk duhet ta mbështesësh patjetër. Por si president i zgjedhur duhet ta argumentosh më mirë mendimin tënd të ndryshëm për një temë kaq të rëndësishme për SHBA dhe për botën, në vend të publikimit të një sërë tweet-esh, burimi kryesor i të cilave me sa duket është një intervistë e Fox News me Julian Assange.

Jo surprizë

Që të besosh më shumë pohimin e tij, se informacionet për demokratët nuk e kishin burimin te pala ruse, dhe jo vlerësimin e përbashkët të shërbimeve të fshehta amerikane, ky është një akt i pashembullt, i rrezikshëm dhe që duhet ta gëzojë Kremlinin. Megjithatë, sjellja e Trumpit nuk vjen vërtet papritur. Që në fushatën elektorale, ai pati mbjellë me aluzione të turbullta për gjoja sistemin e manipuluar dyshime në procesin demokratik në SHBA, për ta flakur larg vetes paraprakisht fajin për një dështim të mundshëm në zgjedhje.
Kështu po vepron ai tani edhe me kritikën për shërbimet e fshehta. Sepse nëse kemi mësuar gjë ndërkohë për presidentin e ardhshëm, atëherë ajo është pikërisht kjo. Në fund të fundit, megjithë deklaratën e diskutueshme të Trumpit “America First” gjithçka rrotullohet vetëm rreth një personi: Donald Trump-it. /DW



Ju sugjerojmë

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
Bota

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

9 Qershor, 2026 11:13 pm
Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
Aktualitet

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

9 Qershor, 2026 9:56 pm
Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
Politikë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

9 Qershor, 2026 9:28 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

9 Qershor, 2026 8:53 pm
Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate
Politikë

Balluku nga Fieri: Krenarisht shkruam historinë me 12 mandate

9 Qershor, 2026 8:49 pm
Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja
Kryesore

Protesta, Rama: Një pjesë e qytetarëve kanë rënë pre e ndikimeve të huaja

9 Qershor, 2026 8:48 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit

9 Qershor, 2026 8:25 pm
Trump: SHBA do ta përfundojnë luftën me Iranin “shumë shpejt”
Bota

Trump: Lehtësisht mund ta bombardoj Iranin, por zgjedh marrëveshjen

9 Qershor, 2026 8:16 pm
Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Mijëra qytetarë protestojnë para Kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:55 pm
Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë
Aktualitet

Qytetarët mblidhen te sheshi “Skënderbej”, pritet t’i drejtohen kryeministrisë

9 Qershor, 2026 6:21 pm
Para
Video/ Peshkaqeni ha peshkaqenin

Video/ Peshkaqeni ha peshkaqenin

Foto/ Ja cilët janë 10 ishujt më të bukur në botë

Foto/ Ja cilët janë 10 ishujt më të bukur në botë

Magjia e akullit dhe borës/ Mos e humbisni këtë foto-album

Magjia e akullit dhe borës/ Mos e humbisni këtë foto-album
















TE FUNDIT

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit

OKB: Palestinezët të bllokuar mes forcave izraelite, kolonëve dhe Hamasit
9 Qershor, 2026

Një raport i ri i Komisionit të Pavarur Ndërkombëtar të Hetimit të mandatuar nga OKB-ja ka ngritur alarmin për situatën...

Lexo më shumë

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen

Protestuesit në marshim rrugëve të Tiranës: O Erjon, o legen, prite Ramën se po vjen
9 Qershor, 2026

Ashtu siç është bërë tashëm traditë, pas disa ore qëndresë para kryeministrisë për dorëheqjen e qeverisë dhe Edi Ramës, mijëra...

Lexo më shumë

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit

Paralajmërimi i Ramës: Së shpejti, një investim i madh midis Kavajës dhe Durrësit
9 Qershor, 2026

Kryeministri Rama foli nga Fieri lidhur me debatet publike për investimet strategjike, protestat mjedisore dhe zhvillimin ekonomik në disa zona...

Lexo më shumë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë

“Rama në burg, Berisha në burg”, protestuesit nisin marshimin në Tiranë
9 Qershor, 2026

Pas rreth tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, me thirrje për “dorëheqje” të qeverisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}