Bota

Shënohet viktima e tretë nga koronavirusi në Itali


               Publikuar në : 17:55 - 23/02/20 |
Al Do

Është rritur numri i viktimave nga koronavirusi në Itali. Teksa vendi po përjeton një gjendje paniku nga rritja e numrit të të prekurve në mbi 100, autoritetet vendase raportojnë se është regjistruar viktima e tretë. Viktima është një paciente në Cremona.

Numri i rasteve të konfirmuara në Itali është rritur në 150 persona në pesë rajone: në Lombardi ka 112 raste, në Veneto 24, në Piedmont 6, në Emilia Romagna 9 dhe në Lazio 1.

Ndërkohë 54 persona të shtruar në spital, 26 janë në kujdes intensiv dhe 22 në izolim në shtëpi.

Dy viktimat e para në Itali u regjistruan në Lombardi dhe një në Veneto.

Sa i përket shqiptarëve që jetojnë në Itali, ministria e Jashtme në një njoftim ka deklaruar se ende nuk ka asnjë rast të konfrmuar për shqiptarë të prekur nga epidemia./Opinion.al

LEXO EDHE – Koronavisrusi/ Gent Cakaj jep informacion në lidhje me shqiptarët në Itali

Pas