Mali i Zi, ka shënuar viktimën e parë nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për një burrë të moshës 65-vjeçare me probleme në mushkëri, i cili ka ndërruar jetë në Qendren Klinike në Podgoricë.
“Ai është viktima e parë me Covid-19 në vend”, tha drejtori i Qendrës Klinike, Jevto Erakovic.
65-vjeçari, pjesën e parë të muajit mars kishte qëndruar në Serbia, ku dyshohet se ishte infektuar me Covid-19.
Mali i Zi, momentalisht është vendi i Ballkanit që raporton numrin më të ulët të personave të prekur nga koronavirusi, vetëm 21./Opinion.al