InstaBIZ

“Koronavirusit nuk i plas sa i pasur apo i famshëm je, na ka barazuar”


               Publikuar në : 08:30 - 23/03/20 |
el ida

Madona mendon se “koronavirusi ka barazuar njerëzit në shumë mënyra” sepse nuk ka rëndësi se sa i pasur apo i famshëm je, Covid-19 mund të prekë këdo.

Këngëtarja 61-vjeçare thotë se pikërisht kjo gjë që e bën të tmerrshëm, është madhështia e tij.

“Këtë ka Covid-19, nuk i plas se sa i pasur apo i famshëm je, sa i lezetshëm apo i zgjuar je, ku jeton, sa vjeç je… Është një barazues shumë i mirë dhe pikërisht kjo gjë që e bën të tmerrshëm, është madhështia e tij. Është i mrekullueshëm fakti që në shumë mënyra na ka vënë shenjën e barazisë”, shprehet Madonna teksa ndodhet krejtësisht nudo në vaskë.

Kujtojmë se koronavirusi ka prekur zyrtarë të nivelit më të lartë, si politike, senator dhe ministra. Po ashtu, dhe shumë sportistë dhe personazhe të famshëm si Tom Hanks, dhe Idris Elba, e të tjerë./Opinion.al

Pas